Viti 2022 ishte vdekjeprurës për anëtarët e shtypit. Të paktën 67 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë gjatë vitit duke përbërë numrinë më të lartë që nga viti 2018 dhe një rritje pothuajse 50% nga viti 2021. Këto të dhëna u bënë të ditura nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, (CJP)
Rritja u nxit nga një numër i lartë i vdekjeve të gazetarëve që mbulonin luftën në Ukrainë dhe një rritje e lartë e vrasjeve në Amerikën Latine.
CPJ ka konfirmuar se të paktën 41 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre, dhe po heton motivet e vrasjes së 26 të tjerëve për të përcaktuar nëse ata kishin lidhje me punën.
Më shumë se gjysma e 67 vrasjeve ndodhën në vetëm tre vende: Ukrainë (15), Meksikë (13) dhe Haiti (7), shifrat më të larta vjetore që CPJ ka regjistruar ndonjëherë për këto vende.
Në Meksikë dhe Haiti, gazetarët ishin objektiva të vrasjeve brutale për punën e tyre dhe shumica dërrmuese e autorëve nuk janë mbajtur përgjegjës. Meksika vazhdon të përfshihet në Indeksin Global të Mosndëshkimit të CPJ, i cili nxjerr në pah vendet ku vrasësit e gazetarëve ikin me vrasje.