Foto nga mbledhja e komitetit

Sociale

Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit mblidhet në Korçë: Fokus në bashkëpunimin institucional dhe përgatitjet për sezonin veror 2025

30 Maj, 16:06| Përditesimi: 30 Maj, 16:08

  • Share

Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit zhvilloi këtë të premte një takim në qytetin e Korçës, ku u bë një vlerësim i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u diskutuan detyrat për përballimin sa më të suksesshëm të sezonit turistik veror të këtij viti.

Prefekti i Qarkut të Korçës,Nertil Jole, theksoi rëndësinë e zbatimit të detyrave që dalin nga Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2025. Ai kërkoi një angazhim më të madh nga institucionet përkatëse për promovimin e destinacioneve turistike, produkteve vendore dhe diversifikimin e ofertës turistike në rajon.

Rajoni i Korçës mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. Qyteti i Korçës mirëpret vizitorë gjatë gjithë vitit, ndërsa Pogradeci është tradicionalisht i lidhur me turizmin veror falë liqenit dhe klimës së favorshme. 

Ndërkohë, interesi po rritet gjithnjë e më shumë edhe për zonat malore dhe natyrore të Kolonjës, Maliqit, Pustecit dhe Devollit, të cilat ofrojnë përvoja unike dhe potencial për zhvillim të qëndrueshëm turistik.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?