Ministrja Evis Kushi

Kronikë

Komiteti teknik vendosi rikthimin e maturantëve në klasa, reagon Kushi: Jemi të përgatitur sipas të gjitha protokolleve

31 Mars 2021, 16:10| Përditesimi: 31 Mars 2021, 16:19

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e maturantëve në shkolla.

Me një shënim në Facebook, Kushi thotë se e mirëpret këtë vendim, duke theksuar se shkollat janë të përgatitura sipas të gjitha protokolleve.

"Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve anti-COVID", shkruan Kushi.

Po ashtu, ajo bën apel ndaj nxënësve e prindërve që të respektojnë rregullat anti-COVID.

"Duke falenderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor", shton Kushi.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosën ditën e sotme rikthimin e maturantëve në klasa, masë që sipas tyre vjen si rrjedhojë e uljes së lehtë të infektimeve dhe se grupmosha 15-20 vjeç kanë një rezistencë më të madhe ndaj virusit.

Ndërkohë, masat e tjera kufizuese do të mbeten siç janë të pandryshuara edhe për një javë tjetër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?