Kompania ajrore Lufthansa planifikon të punësojë 20,000 persona nga Europa

21 Nëntor 2022, 15:20| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 16:36

  • Share

Kompania ajrore Lufthansa ka nisur një fushatë për të “rekrutuar” 20,000 punonjës nga Europa, mes një rikuperimi të trafikut ajror dhe mungesës së fuqisë punëtore në industri.

Lufthansa planifikon të punësojë 20,000 bashkëpunëtorë të rinj me 45 profesione të ndryshme në bazat e kompanisë në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Belgjikë, tha grupi në një deklaratë.

Sipas linjës ajrore, ata janë në kërkim të “teknikëve, specialistëve të IT-së, avokatëve, pilotëve dhe ekuipazhit të kabinës”.

Sipas shifrave të publikuara në vjeshtë, Lufthansa kishte 108,000 punonjës në fund të shtatorit dhe donte ta rriste atë numër në rreth 115,000 deri në fund të 2023,  nga 138,000 punëtorë që grupi kishte në fund të 2019, përpara goditjes së Covid-19, raportojnë mediat e huaja. 

Për këtë, kompania do të nisë një fushatë  në shtyp, radio dhe internet, si dhe në mediat sociale për të tërhequr kandidatët.

Ashtu si industria në tërësi, Lufthansa po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, pasi shumë punëtorë u larguan nga industria pas pandemisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?