Avion i kompanise ajrore “Albawings”

Kronikë
Top 24

Kompania ajrore 'Albawings' sërish vonesa me fluturimet drejt Italisë, ankohen qytetarët

7 Tetor 2018, 17:52| Përditesimi: 7 Tetor 2018, 17:58

  • Share

Kompania ajrore “Albawings” ka shfaqur sërish probleme me fluturimet, teksa janë qytetarët ata që denoncojnë këtë fakt në Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Në orën 12:15 të kësaj të diele duhej të nisej avioni i linjës Tiranë-Perugia, por nuk është nisur ende. Ndërkohë po sot në orën 15:50 do duhej të mbërrinte në Tiranë avioni i linjës Perugia –Tiranë, por ende nuk ka mbërritur në aeroportin “Nenë Tereza”.

Avioni i linjës Tiranë –Pisa do duhej të nisej rreth orës 16:55 të kësaj të diele, por ene nuk është nisur. Ndërkohë që avioni i linjës Pisa-Tiranë, do duhej të mbërrinte në kryeqytetin shqiptar në orën 20:45 të kësaj të diele, por pritet që të mbërrijë në orën 00:15.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët shqiptarë vonohen me orë të tëra në Tiranë, por edhe në Itali nga kompanitë ajrore.  

Komento

Komente

  • Avokat: 20/08/2024 13:00

    ⚠️‼️▶️ Ju sugjeroj që të✍️ ndiqni proçedurën e Ankimit për të ???? Marr Kompensimin.✈️ ???? Paraqisni çdo dokumentacion ⏰️ brenda afateve sa më shpejt si, bileta, fatura që provon përgjegjësinë e kompanisë. ⚖️ Nëse doni mund ta ndjek Zyra jonë e Avokatisë.???? ❗️PA PARAPAGIM ???? ???? Vetëm NË RAST SUKSESI ✅️ nëse merr shpërblim ????, paguani zyrën e avokatisë ????

    Përgjigju
  • Fidelio81: 08/10/2018 04:19

    Te shtunen, linja Tirane-Ancona e parashikuar per nisje ne oren 11.50 eshte nisur rreth ores 17.00. 5 ore me vonese. Kjo linje eshte out.

    Përgjigju
  • Anton: 07/10/2018 23:42

    Shqiptaret sa me shume ti besh te vuash, aq me shume te duan

    Përgjigju
  • Gatuso: 07/10/2018 23:05

    Ore redi, mos e shaj drejtorin e aviacionit se sa me shume e shan aq me shume e do rama se kshu thot ai sa te jete babi dhe babai rama as kompani ajrore as aeroport nuk ve para krisit.

    Përgjigju
  • Haxhiu: 07/10/2018 21:10

    Mos e shani kompanine e fluturimit se e ka bekuar Rama dhe do futeni ne telashe nga kriminelet e Rames

    Përgjigju
  • redi: 07/10/2018 18:01

    Ky kaos me fluturimet ne Rinas ka nje shpjegim . Korrupsion dhe krim kunder shqiptareve . Perderisa keto kompani nuk plotesojne kushtet e kontrates duhen larguar . Ed Rana largo drejtorin e aviacionit civil se shqiptaret jane vite qe po vuajne me Rinasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?