Kompania e modës Prada do të dizajnojë kostumet hapësinore të NASA -s për astronautët që do të shkojnë në Hënë pas dy vitesh. Prada do të punojë për të dizajnuar kostumet së bashku me një kompani tjetër private, Axiom Space.
Anëtarët e misionit të agjencisë amerikane të hapësirës që do të fluturojnë me stil në hënë në vitin 2025, misioni i parë ky me njerëz që arrin në Hënë që nga Apollo 17 në 1972, dhe do të përfshijë një grua.
Në deklaratat e tij për BBC, një astronaut në kushte anonimiteti tha se shtëpia Prada ka përvojë në prodhimin e veshjeve për hapësirën. Ai tha se Prada ka përvojë të konsiderueshme me lloje të ndryshme të pëlhurave të përbëra dhe mund të jetë në gjendje të japë disa kontribute reale teknike në shtresat e jashtme të kostumit të ri hapësinor.
Përveç pasarelave të Milanos, shtëpia emodës Prada kishte marrë përsipër edhe dizajnin e uniformave për garën e lundrimit të Kupës së Amerikës.