Superkupa e Spanjës, ish futbollisti i Barcelonës, Pique

Kompania e Pique fitoi më shumë se Barcelona dhe Real Madridi në superkupën e Spanjës

16 Janar 2023, 14:05| Përditesimi: 16 Janar 2023, 14:07

  • Share

Është folur shumë për faktin se Superkupa e Spanjës është pritur edhe një herë në Arabinë Saudite, pasi Kupa e Botës 2022 në Katar kaloi në mikroskop për të drejtat e njeriut. Kjo ka qenë diçka që i ka sjellë shumë kritika menaxherit të Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka mbrojtur lëvizjen në Lindjen e Mesme.

Sigurisht që paratë flasin në futboll, arsyeja kryesore është fakti se RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) do të marrë rreth 40 milionë euro për turneun.

Real Madrid dhe Barcelona do të marrin të dy 2.8 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre, sipas Sport. Valencia fitoi 1.7 milionë euro, ndërsa Real Betis mori vetëm 750 mijë euro.

Nga këto 40 milionë euro, 4 milionë euro i paguhen si komision kompanisë Kosmos të Gerard Pique për vendosjen e marrëveshjes. 20 milionë euro nga 23.7 milionë euro të mbetura do të kthehen në piramidën e futbollit profesionist spanjoll.

Pique u kritikua ashpër për kompletimin e marrëveshjes me presidentin e RFEF, Luis Rubiales, ndërsa ishte ende një lojtar aktiv për Barcelonën. U vu në dukje se si RFEF ashtu edhe Pique do të përfitonin financiarisht nga arritja e Barcelonës (dhe Real Madridit) në finale dhe fitimi i saj.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?