Qeveria ka anuluar nënshkrimin e kontratës me konsorciumin India Poëer Corporation LTd për ndërtimin e parkun fotovoltaik në vend, pasi kompania fituese nuk ka plotësuar kushtet teknike për 16 muaj, dhe kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë.
Kompania në fjalë ka paralajmëruar se çështjen do e dërgoj në arbitrazh dhe do të kërkojë dëmshpërblim. Për këtë çështje ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shprehet e sigurt që do e fitoj çështejen shteti shqiptar.
“Nuk e di pse duhet të përgjigjem për Akerninë që nuk ekziston. I është dhënë mundësia kompanisë fituese me 59.9 euro për megavat që të përmbushte kushtet kontraktuale. Nuk i kanë përmbushur. Në 18 shtator 2018 pranuam një kërkesë për shtyrje afati. Pas 16 muajsh, kompania nuk arriti të krijojë as atë që i është kërkuar. Ne nuk mund të firmosim kontrata që nuk përmbushin kushtet kontraktuale. Ne presim që ata të kuptojnë se kjo qeveri nuk ka asnjë ndryshim nga vendet e tjera europiane. Arbitrazhi është pjesë e çdo kontrate komerciale në gjithë botën. Nuk është frikë arbitrazhi. Nuk do i lejojmë asnjë kompanie që të vijë të tallet në Shqipëri. E mirëpresim jam i sigurt që do ta fitojmë” – tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Balluku: Shtyhet afati i kolaudimit për ata që do e kryenin në janar! Tenderi për rrugën Milot-Fier do rihapet pas 20 janarit
E.M./ReportTv.al