TIRANE-Kompania franceze "Voltalia as" është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë për 30 vite me çmimin prej 24.89 euro për megavat. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të mirë për ekonominë shqiptare sepse në sistem po futet një investim i huaj me mbi 100 mln euro.
"Më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër arritëm që të finalizojmë këtë proces duke pasur parasysh edhe një periudhë që na hyri në mes, që si pasojë e epidemisë solli shumë pezullime dhe shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur.
Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.
Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri ën 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë cdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg. Uroj që të jemi në kantier në vjeshtë' tha Rama.
Ndërsa ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se kompania franceze i ka plotësuar të gjitha kushtet. "Ky është një çmim rekord për të gjitha parqet energjetike. Oferta është e jashtëzakonshme" tha ajo.
Kryeministri Edi Rama zbuloi edhe disa projekte të reja që pritet që të jetëzohen shumë shpejt përpos investimit në energjinë diellore. Kreu i qeverisë tha se qeveria ka vendosur që të ndërtojë vetë, pra shteti 100% HEC-in e Skavicës.
"Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër, i menduar dhe vonuar me më shumë dekada se 30 vite, projektimi dhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Ka qenë objektiv i të gjitha qeverive, është objekt i domosdoshëm, i komplikuar dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur në plan por e kanë shtyrë. Kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona, 100% shteti.
Do të jetë fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe përmbytjeve kur pasojë, si rezultat i derdhjes, së parave në formë uji duke shkaktuar dëme. Janë edhe disa projekte të tjera, që janë në proces. Urojmë një kompleks energjie me erë, por nuk jemi me pikën që të jemi të bindur se procesi do të shkojë deri në fund. Jemi duke vlerësuar një mundësi tërheqëse dhe një mundësi reale për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Është një lajm i mirë" tha Rama.
Skavica është pjesë e kaskadës së Drinit, u projektua në vitet ’70 të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës, ndërkohë që në total në këtë kaskadë ishin projektuar pesë HEC-e. Në renditje do të ishin Skavica, Fierza, Vau i Dejës, Komani dhe Bushati. Hidrocentrali i parë dhe i fundit i kaskadës nuk gjetën zbatim.
VIDEO - Konferenca e plotë
Foto ilustruese Park Fotovoltaik
Tokat jane te kripura dhe sistemi ujites u shkaterrua ne filluimnet e 1990-es.
PërgjigjuEshte miremenduar percaktimi i zones per ndertimin e ketij parku voltaik sepse jane toka te kripura dhe sistemi ujites u shkaterrua qe ne fillimet e 1990-es.
PërgjigjuZona e percaktuar per ndertimin e parkut voltaik eshte miremenduar sepse ato siperfaqe jane te lena djerr sepse jane toka te kripura dhe sistemi i ujitjes eshte shkaterruar qe me ndryshimet e fillimit te 1990-es
PërgjigjuMendoj se ndertimi i ketij parku voltaik eshte i miremenduar te ndertohet ne keto toke te lena djerr sepse jane te kripura dhe pa sistem ujitjeje.Kjo teknologji funksionon pa zhurme, pa ndotje.
PërgjigjuKETO PANELET DIELLORE ZENE SIP TOKE,,,NUK JANE TE MIRA,, ME TE MIRA JANE ATO CENTRALET ME HELIKA,,,NE KEMI ERE BOLL DHE NUK ZENE TOKE...
PërgjigjuKur te jete ngulur ky monstruozitet industrial, a do mbetet ndonje pupel e zogjve te rralle a ndonje gjallese tjeter ne ekosistemin perrallor te Karavastase? Perse nuk behet ky investim te ish-Azotiku? Ku eshte Erion Brace me pathosin e tij? Po te dashurohej vertet ky oaz natyror, sot do te ishte nen mbrojtjen e WWF dhe pjese e programeve te UNEP-it te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
PërgjigjuZona ku do te ndertohet parku fotovoltaik eshte miremenduar sepse ato toka jane djerr sepse jane te kripura dhe sistemi ujites u shkaterrua qe ne fillimet e 1990-es. Teknologjia funksionon pa zhurme dhe pas ndotje.
Zoti Kryeminister, duhet patjeter qe te merrni ne konsiderate subvencionimin e cdo subjekti familjar dhe privat qe te investojne ne panele fotovoltaike neper catite e shtepiave apo pallateve. Apo edhe ndonje privat qe ka nje terren dhe nuk do ta punoje ne bujqesi dhe do qe te investoje ne panele fotovoltaike per prodhim energjie. Une personalisht dua te instaloj panele mbi catine e shtepise, qe jo vetem te prodhoj per vete, por edhe tepricen t’ia shes shtetit. Mirepo nuk ka nje ligj qe e rregullon kete investim i cili eshte me shume leverdi edhe per ata qe investojne ne kete fushe, edhe per shtetin qe do kete shume te ardhura nga nje prodhim masiv i energjise ne te gjithe territorin e vendit.
PërgjigjuAto prodhuesit e energjise me helika te ndertohen dhe ne lezhe,,shkoder,,vlore,e kukes-durres sepse ka erera te forta...
PërgjigjuSidomose ne ne kufi te Lezhes dhe Shkodres, aty jane ererat me te forta
Po pse ne karavasta
PërgjigjuSe aty esht lagun, gjith bota i mron ne i shkatrrojm.
cdo gje eshte me madhja ne rajon, por si shpjegohet qe jemi me te varferit ne bote? ik o rrenacak, mire ta boni Aleksander Gjoka.
PërgjigjuDizertifikimi i burimeve te energjise duhet te kishte filluar me kohe megjithate eshte shume pozitive per momentin ,kur kerkesat per energji po shtohen.Koncensionet ne hidricentrale (aty ku nuk demtohet mjedisi)jame me te mirat dhe nuk kane te krahasuar me PPP.Ndertimi i hid.te Skiavices nga shteti ,eshte investimi i pare publik nga qeveria e djathte e Ranes.Ka shume per te bere, por nuk duhen harruar dhe krimet ne energji sic ishte TEC i i Vlores qe u investuan 100 milion dollar nga shteti dhe jo vetem nuk eshte vene ne pune por asnje pergjegjesi penale per ata qe moren ne dorezim.Qeveria Rama mori dy mandate dhe luften per krimin ekinomik as nuk e ka ne tefter.Hidricentraket duhet te shfrytezojne siperfaqet ujore per parqe fotovoltaitike te lundrushme qe hyn ne pune ne kohe thatesire .
PërgjigjuKanë marë udhezime të shkaterrojne natyren tonë ! Pse nuk e ndertojne ne maje të ndonje mali? Fundurrina!
PërgjigjuKur themi lagune nenkuptohen edhe tokat djerre qe fshataret bajga nuk i punojne. Megjithate edhe toka “djerre” ka Florën dhe Faunën e saj. Psh , shiko c bene fshataret për 30 vjet në bregdet me ndertime betoni: Uji dhe Toka nuk janë të prerë me thike. Midis Ujit dhe Tokës ka miljona gjallesa mikroskopike qe leshojne vezet e tyre dhe në kete menyre kemi organizma amfibë. Amfibë nuk janë vetem bretkosat por dhe qënie të tjera mikroskopike qe nuk shikohen me sy të lire . Pra për rastin e tokave “djerrë” pranë lagunes së Karavastase, janë fillimisht biologët ata që duhet të ngrenë alarmin. FSHATARET NUK KANË NDJESI TE TILLA PËR NATYREN!
O “Kafsha” mos u nxito të nxjerrësh përfundime të gabuara... Nuk do ndërtohet tek laguna o njeri por më tutje,aty ku janë tokat e ngelura djerrë!
Shkaterroni gjithcka, duket sikur keni marre udhezime! Panelet diellire qe do vendosen ne Karavasta, kane ndikim te drejteperdrejte ne ekosistemin e lagunes, gje qe do e coje ate ne shkaterrimin e flores dhe faunes.
PërgjigjuPiu Piu mos fluturo me presh... Ska lidhje investimi me lagunën...