Kompania "Fusha" ka fituar tenderin 4.6 milionë euro për shëtitoren e Sarandës. Dy kompanitë e tjera që ishin në garë "Arifaj" dhe "Gjikuria" janë skualifikuar. Kompania “Arifaj” ka pasur një ofertë prej 450,481,711 lekë, “Gjikuria” 467,518,427 lekë ndërsa fituese është “Fusha sh.p.k” me një ofertë prej 570,335,643 lekë.
Por pse janë skualifikuar dy kompanitë që kanë pasur ofertat më të ulëta? Mësohet se dy kompanitë janë skualifikuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret teknike duke mos marrë aprovimin e bankës. Njëra nga dy kompanitë ka bërë ankim duke ia çuar bankës, por sërish nuk është pranuar për cështjet teknike dhe fitues është shpallur 'Fusha'. Ndaj kompanisë së biznesmenit Shkëlqim Fusha ka pasur akuza të shumta nga Partia Demokratike.
Dy ditë më parë PD-ja denoncoi përmes ish-deputetes Dhurata Çupi se biznesmeni Fusha, që sipas selisë blu është përfituesi më i madh i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës ka paguar dhomat luksoze të hotelit në Barcelonë për n/kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.
"Fusha shpk për periudhën 2014-2019 ka përfituar 145 tendera me vlerë 12.1 miliard lekë ose rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë. Vetëm nga bashkia Tiranë, gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro.
Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.
Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro. Pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit" tha Çupi në një deklaratë për mediat.
Po per kete nuk ndihet Edveri? Apo eshte I rrethit te vete? 120 milion leke diferenc e prape fiton. Robt ku ti keni plehra
PërgjigjuShetitorja te behet ,,por duhej te fitonte kompania me oferten me te vogel,,,kemi me qindra rruge te pabera neper fshatra,,;mendoni per popullin,,jo si bente pd ,,qe s'bente asnje pune ,,dhe sot kaperdisen me makina mbi 50.000 euro me leke te vjedhura popullit...
Përgjigju