Një kompani gjermane që po punon për një vaksinë të mundshme për koronavirusin i mohoi të hënën njoftimet se qeveria amerikane po përpiqej që ta blente atë, ndërsa zyrtarët gjermanë u munduan të lehtësonin tensionet e shkaktuara nga lajmi, duke këmbëngulur se firma do të qëndronte në vend.
Të dielën gazeta Welt am Sonntag, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare, njoftoi se ish-shefi kompanisë CureVac, kishte marrë pjesë në një takim mes menaxherve farmaceutikë dhe Presidentit Donald Trump, në fillim të marsit. Gazeta shkruante se zoti Trump mesa duket kishte ofruar një shumë të madhe për të joshur kompaninë “CureVac” që të punonte për Shtetet e Bashkuara.
Të hënën në Twitter, CureVac konfirmoi se kishte qenë një nga kompanitë në takim, por tha se njoftimet e medias për ofertën, ishin të pasakta.
“CureVac nuk ka marrë asnjë ofertë nga qeveria amerikane ose entitete të lidhura me të, përpara, gjatë ose që kur u bë takimi i grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë më 2 mars”, shkruante kompania.
Të dielën, CureVac i quajti njoftimet “spekullim”, duke nxjerrë një deklaratë, ku thoshte se po punonte për një vaksinë dhe ishte në kontakt me një aleancë globale të quajtur Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike (CEPI).
Ajo tha se mund të prodhojë një imunizim në masë ndaj koronavirusit në objektet e saj ekzistuese nëse qasja me dozë të ulët provon të jetë e suksesshme në provat klinike.
Kompania hodhi poshtë “hamendësimet për oferta për blerje të kompanisë apo teknologjisë së saj”, por kjo nuk e pakësoi interesimin për lajmin, që u stimulua pjesërisht nga përgjigjet e zyrtarëve gjermanë.
Para mesazhit në Twitter të kompanisë CureVac, Helge Braun, shefi i personelit i kancelares Angela Merkel i tha gazetës Bild se zyrtarët gjermanë kishin pasur “kontakte shumë intensive” me CureVac gjatë dy javëve të kaluara, “kur kishte pasur zëra se po joshej nga Shtetet e Bashkuara”.
Ai tha se kompania do të merrte gjithë mbështetjen e duhur për të zhvilluar një vaksinë, sa më shpejt.
“E bëmë gjithashtu të qartë se nëse vaksina zhvillohej në Gjermani, atëherë do të jetë për Gjermaninë dhe botën”, citohet ai të ketë thënë. “Kjo e bindi gjithashtu edhe kompaninë, kështuqë do të qendrojë”.
Braun nuk dha hollësi për natyrën e interesit amerikan.
Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, shkroi në Twitter se “artikulli i gazetës Welti ishte i pasaktë”.
Shefi i operacioneve të kompanisë, Hans-Werner Haas, i tha së përditshmes Tagesspiegel se kompania dhe firma të tjera bioteknologjike, kishin marrë pjesë në një takim me zotin Trump dhe se presidenti kishte lënë të kuptohej se “duhet të nxitohemi”. Por ai tha se CureVac, që e ka qendrën në Tuebingen, Germany, por ka një degë në Boston, nuk e di se nga erdhi “thashethemi” për një ofertë nga zoti Trump dhe se “nuk kemi një ofertë”./VOA
Te gjitha jane menyra per te nxitur shtetin qe e ka vaksinen per ta hedhur ne treg sa me shpejt. Uroj mos vonoj shume. Se me shpalljen pandemi e ka te sigurt dhe te detyruar nga obsh kontratat me cdo shtet ne bote.
PërgjigjuNa merzitet me keto lajme koti. Nuk ka nevoje Amerika te blej askend.
Përgjigju