Vaksina anti-COVID,

Bota

Kompania ‘Johnson and Johnson’ nis shpërndarjen e dozave të vaksinës anti-COVID në BE

12 Prill 2021, 15:14| Përditesimi: 12 Prill 2021, 15:22

  • Share

Kompania farmaceutike “Johnson and Johnson” ka filluar shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Bashkimin Evropian.

Ishte planifikuar që shpërndarja e dozave të vaksinës të niste në fillim të prillit, por për shkak të problemeve me prodhimin, shpërndarja ka nisur sot.

“‘Johnson and Johnson’ filloi shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Evropian”, tha Peter Liese, një ligjvënës i Parlamentit Evropian.

Kompania amerikane ka premtuar se do të japë 55 milionë doza të vaksinës anti-COVID deri n fund të qershorit dhe 120 milionë në tremujorin e tretë të vitit

Agjencia Evropiane e Barnave, më 11 mars ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën e Johnson and Johnson, të prodhuar në SHBA, duke u bërë vaksina e 4 që merr miratimin nga rregullatori evropian.

Kjo është vaksina e parë në botë e cila miratohet për aprovim dhe ka një dozë të vetme.

E veçanta e kësaj vaksine është gjithashtu edhe prakticiteti që ofron në transport edhe në ruajtje, pasi nuk ka nevojë të qëndrojë në temperatura -70 gradë, si Pfizer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën emergjente Johnson & Johnson më 12 mars.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?