Kompania me gjashtë sekuestro, gjeorgjiani asnjë firmë në letra

24 Prill 2018, 07:34| Përditesimi: 24 Prill 2018, 10:06

  • Share

Kompania “Sun Petroleum Albania” që zotëronte në teritorin shqiptar karburantet “Gulf”, ka pasur 6 masa sekuestro nga zyra e tatimeve dhe kompani të ndryshme përmbarimore, por edhe nga drejtoria e doganave.

Kompania e hapur në shtator të 2013 nga shtetasi izraelit Dory Grosman, është shitur nga ky i fundit prej vetëm 1 milion lekë të vjetra tek shtetasi gjeorgjian Aleksandre Gogokhia, ky i fundit i përfshirë në disa procese penale nnë Gjeorgji.

Gjeorgjiani asnjë firmë tek kompania
Biznesmeni misterioz nuk ka firmën në asnjë dokument të kësaj kompanie, pasi për firmosjen e kontratës tek noteri ai kishte autorizuar që në emër të kompanisë së tij “Universal Energy Grup” të nënshkruate shtetasi Gjeorgjian David Okrotsovidze. Por edhe për biznesmenin izraelit Grossman, në këtë kontratë noteriale të nënshkruar në shkurt të 2014 para noterit Julian Zhelegu, të proceduar për skandalin e pronave në Spille të Kavajës, ka firmosur një shtetas gjeorgjian i quajtur Guram Gogezhvili.

Me marjen e kompanisë, Aleksandre Gogokhia, ka përqëndruar aktivitetin e tij në hapjen e pikave të karburanteve. Ndërkohë që në 9 shkurt 2015, fill pas blerjes së kompanisë “Sun Petroleum Albania”, biznesmeni izraelit Aleksandre Gogokhia, ka blerë dhe kompaninë tjetër të izraelitit Dory Grosman. Këtë herë ai i ka blerë kompaninë “Sun Petroleum Albania Trading”, me një vlerë prej 40 milion lekë të vjetra.


(Urdhri i Tatimeve për bllokimin e aktivitetit të Sun Petrolium Albania)

Kompania me gjashtë sekuestro e borxh 407 mln lekë tatimeve
Megjithëse ka nisur aktivitetin tregtar në të gjithë territorin shqiptar, kompania e naftës “Sun Petroleum Albania”, që në fillimet e saj ka filluar të shfaqë probleme financiare. Mësohet se në 10 nëntor 2014, kompania Përmbarimore Private “TDR GROUP” sh.p.k, ka urdhëruar vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “Sun Petroleum Albania”.

Ndërkohë në 12 gusht 2015, lëshuar nga Shoqëria Përmbarimore “Kodra Bailiff Service”, ku është urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative, mbi aktivin e palës debitore, shoqëria “Sun Petroleum Albania”. Kjo kompani urdhëronte në atë periudhë që aktivi i kësaj kompanie deri në një urdhër të dytë. Por në 4 shtator 2015 ky urdhër sekuestro është hequr. Më tej në datën 10 mars 2016 Dega Doganore Durrës i është drejtuar QKR, duke kërkuar që ti pezullojë kësaj kompanie procedurat e mëtejshme tregtare, deri në shlyerjen e detyrimeve financiare.

Gjithashtu në datën 27 qershor 2016 është lëshuar sekuestro nga shoqëria Përmbarimore "E.G Bailiff's Services" e cila ka kërkuar vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria "Sun Petroleum Albania".Kjo sekuestro është vendosur për llogari të inspektoriatit Qëndrek Teknik Industrial, i cili kishte gjobitur këtë kompani nafte me disa milion lekë gjobë. Pas kësaj sekuestroje në datën 23 qershor 2017, lëshuar nga kreditorët Adrian Ruçi dhe Arian Tartari.

Ndërkohë sekuestroja e fundit që i është vendosur kësaj kompanie datën në 19 prill 2018, ku Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, ka urdhëruar QKR të mos lejojë tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore për subjektin “Sun Petroleum Albania” deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, prej 407 milion lekë të vjetra.


(Shkresa e dorëheqjes së administratorit gjeorgjian, Irakli Svanidze)



(Urdhri i Tatimeve për pezullimin e NIPT-it për kompaninë Sun Petrolium Albania)


Lajmi kryesor:

Prokuroria: Na dekonspiruan operacionin për kapjen e drejtuesve të 'Gulf'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?