70 gra e vajza, ish-punëtore të fasonerisë “Ozgun Kan Albania” protestuan këtë të shtunë para Prokurorisë së Fierit. Ato thanë se organi akuzës po zvarrit hetimet për kallëzimin penal që kanë bërë dy muaj më parë ndaj kompanisë turke. Punëtoret paditën kompaninë turke pasi nuk ka shlyer pagat e dy muajve.
Kompania na detyrohet 80 mije lek, fiks 2 muaj e 10 dite pune. Kallëzimi ka më shumë se dy muaj që fle në zyrat e Prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë deri më sot. Ne punuam pa nënshkruar kurrë një kontratë, zbatuam çdo kërkesë që merrnim nga menaxherët e fabrikës por po jetojmë në limitet e mbijetesës”.
Në mbështetje të tyre doli organizata joqeveritare “ Koalicioni për pune te denje”.
70 gra e vajza kanë punuar deri më muajin qershor të këtij viti pranë kompanisë turke, më pas janë pushuar pa asnjë shpjegim. Aktualisht fasoneria është e mbyllur ndërsa ish-punëtoret kërkojnë pagat e prapambetura.