Kompanitë bioteknike ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’: Vaksina antiCovid gati deri në nëntor

8 Shtator 2020, 19:31| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 19:34

  • Share

Kompanitë bioteknike ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’ janë të bindura se mund të kenë gati vaksinë kundër koronavirusit në mes të muajit tetor ose 
fillimi i nëntorit.
Kështu u shpreh menaxheri I përgjithshëm i BioNTech Ugur Sahin për CNN.

"Vaksina është gati e përsosur” - tha Sahin 

Gjigandi amerikan i ilaçeve ‘Pfizer’ dhe firma gjermane ‘BioNTech’ thonë se ata planifikojnë të kenë gati 100 milion doza deri në fund të vitit dhe deri në 1.3 miliardë doza në vitin 2021.

Në korrik, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA dhe Departamenti i Mbrojtjes njoftuan një marrëveshje prej 1.95 miliardë dollarësh me Pfizer për të prodhuar 100 milion doza të vaksinës Covid-19.

Marrëveshja gjithashtu lejon qeverinë e SHBA të marrë një shtesë prej 500 milionë dozash.

Presidenti Trump ka garantuar se vaksina do të jetë gati deri më 3 nëntor.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?