Vjenë, Austri

Kompanitë e energjisë fituan shumë para nga shtrenjtimi i çmimeve, Austria i vendos 'taksën e luksit'

18 Tetor 2022, 17:25| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 17:30

  • Share

Austria po shqyrton një taksë të papritur pas fitimeve të mëdha që kanë arritur kompanitë e energjisë, tha të shtunën e 15 tetorit, zëvendëskancelari Werner Kogler.

Politikani i Partisë së Gjelbër tha se dëshiron të vendosë deri në fillim të vitit të ardhshëm mbi mënyrën se si do të zbatohet taksa. Taksa mund të zbatohet gjithashtu në mënyrë retrospektive në vitin 2022, i tha ai mediave.

“Diçka do të ndodhë. Unë guxoj ta njoftoj këtë tani” tha ai.

Në këtë mënyrë, Austria do t’i bashkohet shumë shteteve evropiane të cilat duke aplikuar taksën e papritur ndaj atyre kompani, të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më parë, jo prej investimeve të tyre, por thjesht sepse çmimi i energjisë në tregje është shtrenjtuar.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?