Receta

Kompekaj, ëmbëlsirë tradicionale nga zonja Albana

24 Korrik, 11:38| Përditesimi: 24 Korrik, 11:40

  • Share

Kompekaj

Përbërësit:

  • 12 vezë
  • 6 petë
  • 12 ls sheqer
  • 12 ls miell
  • 1 lç sodë
  • 3 ls kakao
  • 300 gr arra të shtypura
  • 150 gr gjalpë i shkrirë

Për shurupin:

  • 700 gr sheqer
  • 600 ml ujë
  • 1 paketë vanilje
  • Cipa limoni

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të krijojmë një shkumë të qëndrueshme. Që të mos dështojë ky proces, vezët duhet të jenë në temperaturë dhome. Shtojmë gjalpin e shkrirë, por të ftohur, miellin, kakaon, sodën dhe arrat e shtypura. Në tavë shtrojmë 3 petë, duke i spërkatur me pak gjalpë. Hedhim masën e përgatitur dhe përsipër shtrojmë edhe 3 petët e tjera, duke i spërkatur me gjalpë. E vendosim për të pjekur në sobë të ngrohur në temperaturë 180 gradë, për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin me sheqer, ujë, cipë limoni dhe vanilje. I lëmë të vaken të dyja dhe më pas në kompekain e prerë në forma katrore hedhim shurupin.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?