Kompekaj me arra
Përbërësit:
- 8 vezë
- 8 lgj sheqer
- 2 lgj gjalpë
- 8 lgj miell
- 2 lgj kakao
- 1 filxhan arra të thërrmuara
- 2 petë sfoljatë
Për shërbetin:
- 2 e 1/2 gotë sheqer
- 2 gota ujë
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet vëllimi, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë. Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat e thërrmuara dhe e shtojmë në mënyrë graduale duke e trazuar lehtësisht nga poshtë lart, në mënyrë që të mos ulet volumi.
Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim një petë duke e ngritur pak në anët e tavës. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë me kujdes petën tjetër. E vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë në temperaturën 180-200°C për 30-35 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Pasi kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.