Kompensimi i pronave/ Strasburgu i jep të drejtë Shqipërisë: Ligji i 2015, mjeti që do të zgjidhë problemin

7 Maj 2020, 14:04| Përditesimi: 7 Maj 2020, 20:38

  • Share

Gjykata e Strasburgut ka vendosur ditën e sotme të rrëzojë padinë e ngritur nga ish pronarët, për kompensimin e pronave, dhe ti japë të drejtë shtetit shqiptar. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vlerësuar se ish pronarët kanë pasur mundësinë për të përfituar nga kompensimi i vënë në dispozicion nga shteti për pronat e tyre, me anë të Ligjit për Trajtimin e Pronës të vitit 2015. Ligji i vitit 2015 ishte një përgjigje ndaj vendimit pilot të Gjykatës në çështjen Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë, shpallur më 2012, ku gjykata vlerësoi se ligji i mëparshëm nuk garantonte kompensim për ish pronarët.

Gjykata ka marrë në shqyrtim prej shumë vitesh padinë, nga Beshiri kundër Shqipërisë dhe 11 çështje të tjera, dhe në përfundim të një vendimi të zgjatur, ajo ka vlerësuar se kërkesat dhe pretendimet e ish pronarëve nuk qëndrojnë për shkak se ata nuk kanë përdorur hapësirat e brendshme të vendit për të përfituar, siç janë gjykatat.

Po ashtu ankuesit pretendonin se Ligjit për Trajtimin e Pronës, kishte penguar kompensimin e tyre, ndërkohë që gjykata ka dalë në përfundimin se Ligji për Trajtimin e Pronës kishte krijuar një mjet ligjor të brendshëm dhe se kërkuesit kishin pasur mundësi t’u drejtoheshin gjykatave të brendshme ose të marrin kompensim të plotë, duke e hedhur poshtë pretendimi i tyre për mosekzekutim të vendimeve përfundimtare të kompensimit pasi sipas trupës gjykuese ishte haptazi i pabazuar dhe duhej rrëzuar.

Sipas gjykimit të saj ligji në fjalë ka përshpejtuar kompensimin e 25 mijë dosjeve, ndërkohë që të patrajtuara kanë mbetur vetëm 7 mijë. Por nga ana tjetër Gjykata Evropiane ka mbështetur ish pronarët për mënyrën e kompensimit, pasi është vrenjtur se disa ish pronar janë kompensuar më pak nga sa duhej për shkak se toka e tyre bujqësore është vlerësuar me vlerën që kishte në momentin që është shpronësuar dhe jo me zërin aktual që prona ka.

Ndërkohë të kontaktuar nga Report TV, shoqata e ish pronarëve, Pronësi me Drejtësi, thotë se beteja nuk do të ndalojë dhe se çështja do të dërgohen në shkallën më të lartë të Strasburgut, në dhomën e madhe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?