TIRANË- Kompeticioni ndërkombëtar i violinës në Lituani, Jascha Heifetz ka shpallur ditën e sotme gjysmë-finalistët, ku pjesë e listës është edhe një shqiptar, edhe pse në këtë rast nuk përfaqëson Shqipërinë. Ai është Elvin Hoxha me origjinë shqiptare, i cili jeton në Turqi. Ai është djali i muzikantit shkodran Hajredin Hoxha.
Ky konkurs është i hapur për të gjithë violinistët nga e gjithë bota, të cilët janë nën 26 vjeç. Fituesi i çmimit të madh do të marrë 10,000 euro me vete. Juria e këtij konkursi përbehet nga violinistë të famshëm si Gidon Kremer, Isabelle Van Keulen, Sergej Krylov, Rūta Lipinaitytė, Svetlana Makarova dhe Rusnė Mataitytė.
Ndërkohë që gjysmë-finalistët janë 17 nga disa vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria, një gjë e cila ndodh për herë të parë.
LISTA e fituesve
Yoshie Okura (Japoni)
Mayu Ozeki (Japoni)
Pauline Van Der Rest (Belgjikë)
Saulė Buikaitė (Lituani)
Leonard Toschev (Gjermani)
Qingzhu Weng (Kinë)
Amia Janicki (Zvicër)
Lorenz Karls (Suedi)
Giuseppe Gibboni (Itali)
Marija Pranskutė (Lituani)
Jevgēnijs Čepoveckis (Letoni)
Manon Galy (Francë)
Jackie Tso (Shtetet e Bashkuara)
Eva Rabchevska (Ukrainë)
Jason Moon (Shtetet e Bashkuara)
Javier Comesaña (Spanjë)
Elvin Hoxha Ganiyev (Azerbajxhan/Turqi)
Ky lajmi nuk ka te bej fare me shqiperin. Si kuptoj keta gazetar koti Ky eshtë lajm per Turqin jo per Shqipërin. Ky eshtë turk ose azerbaxhsnas. Lajme pordhe, sorry Ju lutem ky postim nuk duhet te merret si ofendim per kete Djali apo familjen. Tjetër eshte angazhimi privat dhe tjeter eshtë angazhimi publik i cili ka te beje me atdheun ton Shqiperin FLM
PërgjigjuUne prisja të kishte nga Greqia me buzuk dhe sufllaqe. Sa keq qe s paska greke
PërgjigjuO gazetare. Mos shpikni fjale si pasoje e asaj injorances tuaj. Thuhet konkurs ne shqip dhe jo kompeticion. Hapni fjalorin e gjuhes shqipe ne raste dyshimi.
PërgjigjuNe kete konkurs Elvin Hoxha nuk perfaqson Shqiperine.Edhe ne listen e gjys-finalisteve ai nuk figuron Shqiperi. Meqe babain,Dinin,e ka shqiptar i uroj fotoren ne finale.
Përgjigju