Plani i Kompleksit Sportiv dhe stadiumit

Kompleks sportiv pranë aeroportit dhe stadium i ri me 41 mijë vende, Fidel Ylli: Kemi rënë dakord me qeverinë, marrëveshje financimi me Arabinë Saudite

21 Dhjetor 2023, 18:25| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 22:54

  • Share

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka treguar detaje të reja në lidhje me kompleksin që KOKSH ka ideuar në periferi të Tiranës dhe konkretisht pranë aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas.

Për "Zona 30" në RTSH, Ylli ka treguar se kanë një marrëveshje me Arabinë Saudite për financim dhe se toka do jetë shtetërore, duke u dakordësuar edhe me qeverinë shqiptare.

Veç stadiumit me mbi 41 mijë vende, në këtë kompleks sportiv do jenë të përfshirë 90 përqind e sporteve olimpike, duke e bërë sipas tij një nga më të bukurit në botë.

"Ky është një projekt që do jetë nga më të bukurit në botë, që do përfshijë pothuajse mbi 90 përqind të sporteve olimpike brenda. Do ndërtohet në periferi të Tiranës, në jug-perëndim të Tiranës. Do ketë një stadium futbolli me 41.508 vende, një stol më shumë se stadiumi i Juventusit. Ka tre fusha të tjera ndihmëse për futbollin, me nga 4 mijë vende. Do ketë pistë tjetër atletike, veç asaj të stadiumit që do jetë me standarte olimpike. Do ketë fusha golfi dhe një Pallat Sporti me 6 mijë vende.

Stadiumi i ri i Kombëtares? Sigurisht, ky nuk bëhet për KOKSH-in, futbolli është nën ombrellën e Komitetit Olimpik. Kemi menduar edhe për futbollin meqë është sporti më popullor. Ju e patë që 22 mijë vende nuk gjeje biletë. Tirana ka nevojë edhe për finalen e Champions League dhe të kemi ndeshje të Kombëtares në nivel tjetër, që ka ardhur në një performancë që jemi lider në grup. Është një punë e FSHF-së, e stafit e trajnerëve, e gjithë lojtarëve që kanë bërë një performancë të rrallë.

Afatet? Ne jemi në detajet e fundit të ideimit të projektit. Kam qenë në Arabinë Saudite dhe kam takuar princin Abdul Azis që është Ministri i Sporteve dhe kreu i Komitetit Olimpik. Kemi firmosur një marrëveshje një muaj më parë. Na kërkuan planin e detajuar të biznesit për ta dërguar në "Fondin e Arabisë Saudite", që është biliarda dollarësh. Vendndodhja e ndërtimit do jetë afër aeroportit dhe do jetë me zyra, biznese, restorante, qendër për fëmijët. Kemi gjetur një tokë shtetërore, që nuk na bën të rëndojmë buxhetin e shtetit. Do ketë disa kompensime të vogla. Së shpejti do zhvillohet projekti, pasi kemi rënë dakord edhe me qeverinë dhe kryeministrin. Po detajojmë edhe një pistë të mbyllur, pasi Izmir Smajlalj dhe Luiza Gega në dimër nuk kanë ku bëjnë stërvitje", tha mes të tjerash Fidel Ylli.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdar Aga: 22/12/2023 20:37

    Yli çuni i Karaman Yllit ish ministër i Enver kriminelit që e dogji gjith popullin Shqiptar. Me një fjal Karaman Ylli me Enverin e bën Shqiprin yll me tollona. Kurse Fidel Ylli do ta boj syper yll me korupsjonin galopant e me vjedhjet pa fund. E që Shqipria po ngelet bosh se e kan mar Yllat kadosh e po e lejn Shqiprin bosh. Po mir e bojn kur kan gjet popull dele.

    Përgjigju
  • Bir Selmani: 22/12/2023 13:33

    Pif...Fondi Sovran i Sauditëve... për vota pro tyre etj interesa të Diktaturës së tyre jo vetëm Teologjike,nuk jep falas as një qindarkë or ti...!

    Përgjigju
  • Tekniku: 22/12/2023 02:41

    Bravo Arabi. Si vend i shquar ne sport, me sportiste ne majat e podiumeve. Medalje ari per meshkuj e femra ne te gjitha disiplinat olimpike. I falenderojme per financimin e stdiumit dhe i premtojme qe per kete donacion i japim tok per 10 xhami. A popull vk.

    Përgjigju
    • Arben: 22/12/2023 09:23

      Po ti çpate ? Si të erdhi? Ku dëgjove xhami ti? O tekniko mos harro te marresh ilaçet, hë të lutem! O njerez, eshtë një perpjekje per te bere dicka per sportin dhe kaq.

  • Siguria aviacion: 21/12/2023 23:29

    Do ishte mire pak me larg aeroportit per qeshtje siguria si laser etj qe mund te hedhin femijet tifoze madje aeroporti deri 3-4 km rreze nuk lejon ndertime masive me 50,000 vende per arsye sigurie ne zonen afer jashte rrezes do ishte super pasi edhe treni mund ti kaloje afer dhe keshtu del fiks modern Meqe jeni faze projekt mund ta largoni paksa si zone 4-5 km larg ne jug aeroportit dhe meqe hekurudha e re projekti mund ti kaloje afer do ishte super

    Përgjigju
  • A. N.: 21/12/2023 22:06

    Kur jua ofruan gjermanet nuk i pelqeu si ide sepse donin te ristrukturonin stadiumin qesharak me kulle ngjitur nderkohe qe ne gjithe boten stadiumen ndertohen ne periferi me hapesire te madhe per parkim por edhe qe te shfrytezohen si qendra tregtare apo per panaire. Natyrisht gjermanet kane difektin e tyre sepse nuk dine te japin rryshfet prandaj dhe nuk i ecen biznesi ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Opinion: 21/12/2023 21:41

    Po pse aq larg...,rindërtoni Stadiumin Dinamo(Stermasi...),me këtë projekt?!!..ose aty në vazhdim të ish Klubit Dinamo... ngjitur me Fushat...!

    Përgjigju
  • All in One: 21/12/2023 21:31

    Po pse nuk e ndërtoni aty poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës...në vazhdim aty te ish Klubi Dinamo..ku janë Zyrat e Fushat e Komitetit e Federatës???!!!Gjithë ajo Hapsirë me Fushën poshtë në anë të rrugës së Kosovarëve...me gjithë pjesën e Kalçetos e Pishinave...etj!!!

    Përgjigju
  • Genti: 21/12/2023 20:48

    Shiko mos gjeni ndonje cep per nje pishine olimpike

    Përgjigju
  • xhemal: 21/12/2023 19:33

    Ylli i basteve do ndertoje stadium te madh per ta mbushur madheshtine e marrezise se tij...

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/12/2023 19:26

    Arabi nuk financon, por paguan më para të serborusis

    Përgjigju
    • Bole job: 22/12/2023 00:11

      Ik o kthuf bej lavazho trurit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?