Seanca ne Kuvend 8 shkurt 2024

Kompleksi “Rama” brenda PD, si e adhurojnë atë që shajnë gjithë ditën

8 Shkurt, 13:39| Përditesimi: 8 Shkurt, 13:50

  • Share

Seanca e sotme parlamentare, përveçse zallamahisë që shkakton grupimi i Berishës, nxorri sërish në dritë problemin madhor brenda PD-së.

Ai që në pamje të parë duket si një problem i thjeshtë, luftë grupimesh brenda të djathtëve, në fakt, është më i thellë se sa kaq. Problemi gjendet te kompleksi tashmë i pakontrollueshëm prej të gjitha palëve në PD, me emrin e Edi Ramës.

Pak pas seancës, Lulzim Basha deklaroi se deputetët demokratë në krahun e Berishës, i japin ushqim vetëm Edi Ramës. Në krahun tjetër, në grindjen e tij të përhershme me Bashën, Gazmend Bardhi deklaron se ish bashkëpunëtori i tij është një vegël në duart e Ramës.

Pra edhe pse gjithmonë e kanë me njëri tjetrin, Rama është përherë kryefjala e kacafytjes së tyre. E gjithë politika e tyre, përfshirë edhe ajo më banalja, rrotullohet e vërtitet rreth Ramës, me çdo kusht.

Gati gati, Edi Rama mbetet e vetmja pikë reference për politikën e tyre, qoftë kur duan të denigrojnë njëri tjetrin, qoftë kur pretendojnë se po ngrihen në nivelin e politikbërjes serioze.

Bardhi me Bashën, a Basha me Bardhin, midis të dyve dhe njerëzve që ndjekin pas secilin, është gjithmonë Edi Rama, njeriu që përpiqen ta shajnë, por në fakt tregojnë se e adhurojnë.

Të marrurit e tyre me Edi Ramën më shumë se sa me veten dhe hallin që kanë, është shenjë e një kompleksi të pafshehur tanimë, ku ushqehet dhe rritet xhelozia për kundërshtarin politik./ Lexo.al/

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?