Paul Manafort

Bota

Komplot ndaj SHBA-ve, ish-shefi i fushatës së Trump, Paul Manafort pranon akuzat

14 Shtator 2018, 16:01| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 16:12

  • Share

SHBA- Ish-shefi i fushatës për zgjedhjet presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort, më në fund ka arritur një marrëveshje me drejtësinë amerikane për pranimin e fajësisë së akuzave të ngritura ndaj tij.

Manafort ka rënë dakord të pranojë akuzën për komplot ndaj Shteteve të Bashkuara dhe akuzën për konspiracion me qëllim pengimin e drejtësisë.

Lajmi për një tjetër gjyq për Manafort vjen pothuajse një muaj pasi ai u shpall fajtor për mashtrim për taksat në një gjyq që zgjati më shumë se dy javë.

Juria e dënoi atë për pesë akuza për paraqitjen e deklaratave të rreme të të ardhurave. Megjithatë akuzat ndaj tij në gjyqin që do të zhvillohet kësaj here nuk përfshijnë punën e tij për presidentin amerikan Donald Trump.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?