Mbretëresha Elizabeth II

Komploti për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II, FBI zbulon detaje nga dosjet e pluhurosura të viteve 1983

26 Maj 2023, 10:24| Përditesimi: 26 Maj 2023, 10:28

  • Share

Mbretërimi i gjatë i Mbretëreshës Elizabeth II u karakterizua nga ndjenja e saj e fortë e detyrës dhe vendosmërisë për t'ia kushtuar jetën fronit dhe popullit të saj, mirëpo në mesin e këtyre detyrave ajo u përball me shumë situata të vështira, një nga të cilat ishin dhe tentativat e shumta për ta vrarë.

Mbretëreshës Elizabeth II, për shumë njerëz u bë pika e vetme konstante në një botë që ndryshon me shpejtësi, e ndërsa ndikimi britanik ra, shoqëria ndryshoi dhe vetë roli i monarkisë ra në pikëpyetje.

Suksesi i saj në ruajtjen e monarkisë në kohë të tilla të trazuara ishte edhe më i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se, në kohën e lindjes së saj, askush nuk mund ta parashikonte se froni do të ishte fati i saj.

Në historinë e monarkisë angleze, ajo ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër, e gjatë mbretërimit të saj FBI ka zbuluar se Mbretëresha e Britanisë së Madhe, u përball me një kërcënim të mundshëm vrasjeje gjatë një vizite në vitin 1983 në SHBA.

Dosjet e pluhurosura që nga ngjarja e vitit 1983, kanë zbuluar disa detaje të papublikuara më parë rreth një kërcënimi që i ishte bërë mbretëreshës së ndjerë në SHBA.

Ato tregojnë sesi FBI-ja, e cila ndihmoi në sigurimin e sigurisë së monarkut gjatë vizitave të saj, shqetësohej për kërcënimet e IRA-s.Kërcënimi kishte ardhur më 4 shkurt 1983 rreth një muaj përpara vizitës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe burrit të saj Princ Philip në Kaliforni.

Sipas dosjes, një oficer që frekuentonte një pijetore irlandeze në San Francisko, paralajmëroi agjentët federalë për një telefonatë nga një burrë që kishte takuar në atë vend, i cili po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome.

Në dokument thuhej se ai po përpiqej të dëmtonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar ndonjë objekt nga Ura Golden Gate mbi Royal Yacht Britannia kur ai lundron poshtë, ose do të përpiqej të vriste Mbretëreshën Elizabeth kur ajo të vizitonte Parkun Kombëtar Yosemite.

Për pasojë shërbimet sekrete kishin planifikuar të mbyllnin vendkalimet në urën Golden Gate ndërsa jahti afrohej.Ende është e paqartë se çfarë masash u morën për të shmangur sulmin dhe për të siguruar jetën e mbretëreshës, por ajo që dihet është se vizita vazhdoi pa shënuar ndonjë incident.

Shumë nga vizitat shtetërore të Mbretëreshës së ndjerë në SHBA, duke përfshirë vizitën e vitit 1983 në Bregun Perëndimor, erdhën gjatë tensioneve të rritura mes trazirave në Irlandën e Veriut .E siç tregohet edh3e në dosje, FBI mbeti vigjilente ndaj asaj që konsideronte si potencialin real të kërcënimeve ndaj mbretëreshës së ndjerë.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?