Receta

Komposto frutash nga zonja Albana

4 Mars, 11:19| Përditesimi: 4 Mars, 11:21

  • Share

Komposto frutash e shtëpisë

Përbërësit:

  • 1 litër ujë
  • 3-4 lugë gjelle sheqer
  • 1 mollë
  • 1 dardhë
  • 1 pjeshkë
  • 1 grusht rrush të thatë ose kumbulla të thata
  • Lëngu i gjysmës së 1 limoni
  • 1 shkop kanelle
  • 2-3 karafila (opsionale)

Përgatitja:

Ziejmë ujin me sheqerin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Shtojmë frutat e prera dhe rrushin e thatë ose kumbullat. Shtojmë erëzat si kanella dhe karafilat për një aromë më të pasur. E lëmë komposton të ziejë në zjarr të ulët për 15-20 minuta derisa frutat të zbuten dhe të lëshojnë shijen e tyre. Në fund shtojmë lëngun e limonit, e përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet. Mund t'a vendosim në frigorifer për disa orë për një shije më freskuese.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?