Receta

Komposto kumbulle në furrë nga zonja Albana

10 Shtator, 12:08| Përditesimi: 10 Shtator, 12:10

  • Share

Komposto kumbulle në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg kumbulla
  • 200 gr sheqer
  • 1 lugë gjelle mjaltë (opsional)
  • 1 gotë ujë
  • 1 shkop kanelle ose 1 lç kanellë pluhur
  • 2-3 karafila
  • Lëkurë limoni ose portokalli për aromë

Përgatitja:

Lajmë mirë kumbullat, i ndajmë në dysh dhe heqim bërthamat (mund t’i lëmë edhe të plota, por do të japin më shumë lëng nëse i hapim). Përgatitim shurupin, në një tenxhere ngrohim ujin me sheqerin, mjaltin, kanellën, karafilat dhe lëkurën e limonit ose portokallit derisa të fillojë të marrë valë. E lëmë 3-4 minuta derisa sheqeri të shkrijë. Vendosim kumbullat në një tavë qelqi ose qeramike (jo metalike që oksidohet). Hedhim sipër shurupin e ngrohtë. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-35 minuta, derisa kumbullat të zbuten, por jo të shpërbëhen. Heqim letrën e aluminit dhe e lëmë edhe 10 minuta të marrin ngjyrë dhe të karamelizohen lehtë sipër. Mund ta shërbejmë të ngrohtë ose të ftohtë. Shkon shumë mirë me kos, pana të freskët, akullore vanilje ose thjesht si komposto për t’u pirë me lëngun e vet. Ruhet në frigorifer deri në 5 ditë, në kavanoza qelqi të mbyllur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?