Kompozitori Shpëtim Saraçi dhe foto e publikuar nga Federata

Kronikë

Durrës/ Kompozitori Shpëtim Saraçi i shpëtoi mbytjes 2 javë më parë, vrojtuesi që i erdhi në ndihmë: Kishte mbetur në një vorbull uji, ishte në gjendje kritike për jetën

19 Gusht 2021, 16:14| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 16:24

  • Share

Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht nga mbytja në det, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në plazhin e Hamallajt në Durrës. Saraçi kishte mbetur në një grope të krijuar nga rrymat e ujit, ndërsa fatmirësisht thirrjet e tij pë rndihmë u dëgjuan nga vrojtuesi i plazhit, Ismet Keta, i cili i erdhi menjëherë në ndihmë.

Me një postim në Facebook të Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Keta ka treguar se kompozitori i njohur ishte në gjendje kritike për jetën dhe për shkak të sfilitjes nga lufta me rrymat e ujit, nuk mundej të mbahej as te pajisjet e shpëtimit.

Sipas Ketës, u deshën 20 minuta për të dalë nga vorbulla e ujit dhe fatmirësisht Saraçi tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

"Personi ne foto është një personazh shumë i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit të Plazhit, Ismet Keta i duheshin vetëm 10 minuta për të mbyllur turnin e punës në në plazhin e Hamallajt. Nga pjesa e plazhit publik ka dëgjuar britma për ndihmë. Me bayëatch në dorë është nisur menjëherë drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona që kërkonin ndihmë për mikun e tyre i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stërmundimi dhe lufta me dallgët, i rrezikuari ishte në gjendje kritike për jetën. Ismeti tregon, qe iu deshën rreth 20 minuta për të dale nga vorbulla bashke me të rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishëm për t'u mbajtur te bayëatch-i i shpëtimit. Falë Zotit sot Vrojtuesit shpëtuan një personazh që i ka dhënë shume publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdoje t’i jape", thuhet në postimin e Federatës më 6 gusht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?