Kompozoi muzikën e Himnit tonë Kombëtar, pianistja Lazo luan “Zina Dunarei” të Porumbescu-t

24 Prill 2020, 15:24| Përditesimi: 24 Prill 2020, 16:42

  • Share

Ajo është padyshim një nga artistet, që ka ditur më së miri të tregojë jashtë kufijve vlerat kulturore të vendit tonë. Pianoja e Dhurata Lazos, krahas lojës së bukur të gjenive të muzikës klasike është bërë ndër vite rrëfimtare e muzikës shqiptare për të huajt, por kësaj here misioni i saj është një tjetër. Prej Gjermanisë, për bashkatdhetarët e vet sjell “Zina Dunarei”, një nga pjesët e kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu, që kompozoi edhe muzikën e himnit të vendit tonë. Artistja për publikun e “Report Tv”, rrëfen edhe dashurinë, respektin, hapjen ndaj botës së artit e kulturës, jo vetëm si çelës për të kaluar në harmoni këto ditë izolimi, por edhe më tej. Për përballjen e jetës në karantinë, ajo vë theksin mbi kujdesin e veçantë që nevojitet për moshat e treta, si dhe për fëmijët e individët me nevoja të veçanta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ballkanas: 25/04/2020 01:49

    Ha- HA Porumbescu nuk e krijovi muziken per hymnin tone por organizatat shqipetare ne Rumani qe sot nuk respektohen si rilindasit e vertete por nderohen sherbertoret e Turqise sollen kengen ish himnin Rumun ne shqiperi ( Korce) QE U BE POPULLORE ne mes te rinjve qe komunizmi dhe mbeturinat turke i hoqen disa vargje dhe Asdreni eshte vetem nje mbartes i kenges the perkethyes dhe redaktues ne shqip Duhet te kemi respekt per te verteten,duke mohuar te verteten humbasim dinjitetin kombetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?