Shumica kaloi me një shumicë votash, përtej asaj kushtetuese, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, përmes debatesh artificiale, që përpiqen të fshehin dakordësinë për ndryshimet e bëra , duke ja lënë faturën Edi Ramës.
Ndryshimet duket se ishin një proces i tërë kompromisesh në distancë, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kundër aleatëve të vegjël. Edi Rama i ka siguruar Lulzim Bashës autoritetin për tu imponuar aleatëve të vegjël ose të rreshtohen pas tij, ose të dështojnë dhe ky është dukshëm një kompromis nën tavolinë, i negociuar nga cifti Gjiknuri Bylykbashi, natyrisht me pëlqimin e shefave të tyre.
Partia Socialiste ka hapur teorikisht listat për të lejuar qytetarët të shfaqin preferencat e tyre për deputetët, por ka rritur vështirësinë e ndryshimit të listës, po qe se nuk merr së paku 10 mijë vota.
Ky është një nder për Lulzim Bashën, natyrisht dhe për vet Edi Ramën, kundër LSI dhe partive të vogla, pasi i detyron ato të maten mirë para se të vendosin ta sfidojnë Bashën apo jo. Vet Edi Rama nuk ka aleat të vegjël dhe nuk e ka këtë problem, por me këtë mënyrë qetëson panikun e gardës vjetër brenda partisë, që mund të sfidohej nga heqja e këtij pragu.
Nga ana tjetër Rama ka favorizuar partitë e reja të opozitës parlamentare, duke e ulur pragun në 1 për qind, që praktikisht është prag natyral i një deputeti për të hyrë në parlament.
E vërteta është se nga këto ndryshime, e vetmja që nuk përfiton është LSI dhe kjo, jo aq pa dëshirën edhe të Lulzim Bashës. Ilir Meta natyrisht kërkonte listat 100 përqind të hapura që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe nga ana tjetër kërkonte të mos prekej 5 Qershori. Kërkesa e 5 Qershorit ju plotësua, por listat nuk u hapën sic kërkonte ai. Ndoshta dhe nëse listat hapeshin, Ilir Meta nuk do dilte i vetëm në zgjedhje, sic thotë lart e poshtë, por do ti imponohej Bashës, të merrte 40 për qind të listës fituese. Tani e ka më pak të vështirë shantazhin ndaj tij. Po ti shtosh dhe faktin që LSI ka humbur në terren stukturën që menaxhonte zgjedhjet dhe ka detyruar Presidentin të pijë kafe natë për natë me subjekte të OFL, nëpër rrethinat e Shijakut e Durrësit, e kupton qartë, që këto ndryshime e kanë shtyrë LSI drejt një aleance me kriminelët e vendit për të mbijetuar.
Nëse më parë LSI kishte patentën e partisë së hajdutëve të Shqipërisë, që blinin vota për të vjedhur në pushtet, tani ka degraduar në parti kriminelësh që kontaktohen nga Presidenti i vendit si ushtarë për zgjedhje, duke u premtuar se do jetë Ministër i Brendëshëm, kur të vijnë në pushtet.
Ndaj dhe reagimi ndaj ndryshimeve është i ndryshëm nga LSI dhe PD.
LSI përmes Presidentit premton luftë, ndërsa PD përmes Bashës ka reaguar duke bërë sikur është e pakënaqur, në stilin “më ka cu nëna me la gojën”.
Kjo e ka bërë dhe më të egër reagimin e LSI dhe dyshimet se cfarë ka ndodhur nën kulisa mes PD e PS. Dhe të vetmin “nder” që Basha ja ka shitur si nder Ilir Metës, dhe që është mospranimi i Ilir Rusmalit, si Komisioner shtetëror për zgjedhjet, është një kërkesë e Berishës, të cilën Basha ja ka faturuar si nder edhe Metës.
E thënë shkurt, ndryshimet në Kod janë një paketë qokash në distancë për PD dhe opozitën parlamentare dhe një rrethim ndaj LSI, e cila do të jetë e detyruar të hyj në një listë me Lulzim Bashën, duke i hequr mundësinë vetes tu thotë votuesve: “do jem në pushtet me cdo cmim, o me Bashën, o me Ramën”. Tani këtë gjë mund ta thonë partitë e reja parlamentare që po hyjnë në zgjedhje, nëse ja dalin të bashkohen.
Bravo, nje analize perfekt kush se lexon humbet qartesine mbi remujen e Lsi dhe horave qe ka nen sqetullat e veta. Le te qaj paurit e balilit dhe gjithe ushtareve te vet, se sjane te atyre por te Ilir Metes, prandaj ka dash tere jeten ministrin e brendshme
PërgjigjuMona ne pushtet bashke me ket temin
Përgjigju