Kosova & Rajoni

Komunikata telefonike e Zaev dhe ndihmës sekretares së SHBA-ve: Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE

25 Nëntor 2021, 00:35| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 01:19

  • Share

Kryeministri i Maqdonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një komunikatë telefonike me sekretaren e shtetit amerikan Karen Donfried. Në qëndër të bisedimeve të tyre ishte partneriteti strategjik si dy vende anëtare në NATO si dhe integrimi drejt BE.

Sipas një njoftimi të bërë publik në shtyp nga qeveria maqedonase, Donfried shpalli hapur mbështjetjen e saj në hapjen e negociatave të Maqedosnisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE që do zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian sipas Donfried është një lloj interesi strategjik në gjeopolitikën e SHBA-ve.

“Kryeministri Zaev dhe ndihmëssekretarja Donfrid diskutuan për ofertën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku SHBA shprehën mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor”, komunikoi qeveria maqedonase në një komunikatë për mediat.

Duke marrë shkasë nga tragjedia e aksidentit fatal në Bullgari ndihmës sekretarja e shtetit amerikan shprehu ngushëllimet e saj të thella në emër të qeverisë së SHBA-së.

 

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?