Kultura

'Komunistët i morën babait mbi 4 kuintalë flori' rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Çoja vëllanë e vogël në burg që t'i jepte gji mamaja

3 Shtator 2021, 10:04| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 10:17

  • Share

Muzika e lehtë humbi më 29 gusht një nga zërat më të bukur shqiptar. Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.  I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh.

Në një intervistë të dhënë një vit më parë ai rrëfente peripecitë që kishte kaluar familja e tij në regjimin komunist. Merdani kujton se si i dënuan babanë e tij me 15 vite burg dhe se i morën 4 kuintalë e gjysëm flori. Në tjetër episod prekës është edhe momenti kur Merdani rrëfen se në moshën 10-vjeçare çonte vëllanë e vogël 6 muajsh në burg, që t'i jepte gji e ëma.

 “Mua më quajnë Sherif Merdani, një ish-i burgosur politik, por si personazh jam produkt i dy njerëzve që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme në Shqipëri, baba është korçar dhe nëna shkodrane. Familja ime ishte një familje tregtarësh. Këtë personazh (Enver Hoxhën) familjet Merdani nuk e pranonin të futej në Shtëpi. Them se kjo u bë shkak Qemal Merdanin, babën tim e dënuan 15 vjet, dhe ndërkohë që ai bënte gjyqin, fare afër këtu është një fushë dhe unë luaja futboll me shokët e mi. Isha 7-8 vjet, nuk e kuptoja fare se çfarë po ndodhte në jetën tone, familjen tone. Babën e dënuan dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Ne na kishte lënë baba një lope të madhe që e kishte marrë në Shkodër. E shitëm lopën dhe e paguam. Pas një muaji na erdhi përsëri taksa. Atëherë morën edhe nënën në burg. Këtu kemi një dramë që nuk e besoj ta keni dëgjuar. Vëllai i vogël ishte 6-7 muajsh dhe unë Sherifi 10 vjeç, e merrja të mbështjellë e çoja në burgun e Korçës, i jepte gji nëna në mes të dimrit -10 gradë, dhe e ktheja përsëri në shtëpi”,- tregon ai.

Këngëtari Sherif Merdani u largua nga kjo jetë duke marrë me vete gëzimet dhe dhimbjet e jetës. Dhimbja më e madhe e këngëtarit ka qenë lëndimi i zemrës së nënës kur atë e burgosën.  Kënga “Sinfonia e nënës”mbetet ndërsa tashmë ai do të banojë përjetësisht pranë saj në qiell.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demir: 05/09/2021 01:57

    Te nderuar kini respekt per te ndjerin. Nje intelektual, artist, baba, njeri i mire. Nese nuk ia njihni historine, mos ia kpusni kot. Merdanet kane qene familje e madhe tregetare ne Korce. Thuhet se mund te kene patur origjine nga Skrapari. Dhe si tregtare kishin te ardhura. Mos u duket ndonje cudi. Ajo qe te vjen keq eshte se edhe pas nje gjysem shekulli qe te tille njerez u goditen fort nga komunistet, sot, pasardhesit neokomuniste e kane rikapur fort shtetin. Por ne menyre me brutale, me perdhunshem dhe cka eshte me e cuditshme, nen ombrellen e te ashtuquajturave perendimore.

    Përgjigju
    • merdani: 22/04/2024 12:07

      Fisi Merdani eshte nga Gllava e tepelenes.Te pakten ne njohurine time ne jug aty jane. Ka dhe ne shkoder. Nuk ka me mbiemer Merdani ne Skrapar. Gjithsesi nuk kisha dijeni qe Merdanet e korces te kene lidhje me ne te Tepelenes ose Skraparin.

  • Kyveti: 04/09/2021 11:55

    Ato flori kanë qenë frut ì idesë zogiste përpara se të arratiset, paret e letrës I bëri me më shumë vlerë sesa flori e kështu injoranca e njerëzve atëherë bënin këmbim por paret e letrës kur zogistët morën arratinë nuk kanë pasur vlerë e njëjta gjë me rastin e piramidave në 97, për sekuestrimin jam dakord por jo burgu për për gjithë familjen është çnjerëzore të burgosen se patën 4.5 kv ari.

    Përgjigju
  • xxx: 04/09/2021 11:49

    Mori pjese ne festivalin e 11 me nje kenge qe kendoi hyri ne burg si kengetar amator ne kohen e demokracis e cuan ne ambasad per kulturen sa me u gjend kola ne pune se vetem per politike ishte po te ishte i prekur politikisht nuk merrte pjese ne festival ne kohen e monizmit

    Përgjigju
  • Hasoni: 03/09/2021 22:19

    Epo '4 kv e gjysem flori'?!!... dhe e thonte sikur te thoshte 4 kv e gjysem sheqer. Ne ate kohe fukaralleku, ku njerezit nuk kishin as buke, ky na paska flori pa hesap e me kuintala, si me qene sulltan. E pastaj çdo shtet, edhe ai me i buti e njerezori, do te perpiqej tja merrte, kur te shifte shtetasit e tij duke vdekur urije e nga semundjet...

    Përgjigju
  • Maks: 03/09/2021 15:46

    Kam qen dhe jam kunder sekuestrimit te pasuris se njerezve Por nje pyetje kam kjo pasuria se e vuri babai i sheros sepse ne koh lufte ka pas shum abuzime dhe pazurim te paligjshme Dhe keshtu pas lufte do japish llogari si i fitove Esht njelloj si ua merr shteti kintrabandisteve te droges dhe keta i fut ne burg

    Përgjigju
    • Ballkanas: 03/09/2021 21:56

      Maksi qenke i zgjuar si gomari i priftit E po ndoshta je Zog gomari

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?