Selia e PD

Komunistëve po ju dhurojmë kauzën e amerikanizmit!

15 Janar 2022, 09:07| Përditesimi: 15 Janar 2022, 09:12

  • Share

Ka një iluzion të qëllimshëm sikur e djathta shqiptare ka lindur më protestat e viteve '90! A është në fakt kështu? Gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri ka pasur familje të tëra e persona që kanë bashkëpunuar ngushtë me anglo-amerikanët duke shpresuar se pas luftës Shqipëria do të rreshtohej në demokracitë perëndimore duke aplikuar tregun e lirë dhe pronën private si bazë të zhvillimit.

Mbështetësit e anglo-amerikanëve ishin të rinj e të reja që kishin formim thellësisht Perëndimor, që ishin shkolluar në Perëndim dhe kishin jetuar për shumë kohë atje. Ata, qëndrimin pro amerikan e kishin ideal, kauzë dhe diçka të natyrshme! Ata ishin aq shumë të bindur për idealet e tyre perëndimore sa nuk pranuan të bashkëpunon me komunistët as të bëheshin pjesë e histerisë të Regjimit që po instalohej e kështu për qëndrimet e tyre pro anglo-amerikanët, kundër komunistëve apo me indiferentizëm, sepse nuk mund të dilnin kundra dhe u privuan nga e drejta e profesionit, u morën pronat, pasuritë, i zhveshën nga e drejta e profesionit, i dënuan, internuan, pushkatuan ose i robëruan familjarët e tyre, por ato nuk dolën kurrë kundër vetes së tyre, të kaluarës tyre dhe nuk u nënshtruan përballë një regjimi mizor dhe kafshëror.

Kjo ishte e vetmja pjesë e Shqipërisë pro amerikane dhe e vetja hije opozitare e një Regjimi që kontrollonte edhe këngët e zogjve duke zgjedhur dhe lejuar ato që ishin të këndshëm për ta.

Vitet '90, nuk ishin të rastësishme, por ish si rezultat edhe e kësaj opozitë nën hije për gjatë gjithë Regjimit. Këta djem e vajza të mrekullueshme, të shkolluar e patriotë e humbën betejën me komunizmin dhe humbën kontaktet me anglo-amerikanët edhe si pasojë e Luftës Ftohtë, që Shqipëria në ndarjen europiane u vendos të braktiset padrejtësisht në bllokun e influencës komuniste të përfaqësuar nga Regjimi Komunist!

Pas viteve '90, amerikanizmi duhet të ishte kauza kryesore e PD edhe si një reflektim edhe ndaj komunizmit të kaluarës! Situata aktuale në emër të PD  është një tradhti ndaj djemve e vajzave idealistë që në emër të demokracisë dhe Perëndimit sakrifikuan veten dhe familjet e tyre. Aq absurde dhe e papranueshme është situata sot, sa për shkak të lajthitjes së disa demokratëve dhe antiamerikanizmit të tyre, pikërisht bijtë e ish komunistëve janë sot më amerikan se sa demokratët!

Sot, bijtë e ish përfaqësuesve të regjimit marrin mirënjohjen nga amerikanët, thirren në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane, marrin çmime në New York, dhe kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimeve antiamerikane të ish lidershipit të PD! Pra është ky ish lidership që po ju dhuron kauzën pro amerikanëve bijve të ish Regjimit! A mund të lejojmë e ta pranojmë një gjë të tillë në të rinjtë që sot aspirojmë tek PD për arsye historike e mbi gjakun e sakrificës së të parëve tanë, që pranuan internimin për të mos tradhtuar Perëndimin? Me sjelljet tona të pa përgjegjshme po bëjmë engjëj pushtetarët e sotëm, ish bijtë e Regjimit! A mund ta lejojmë një gjë të tillë? Jo! Prandaj, është momenti që PD dhe ne të distancohemi nga çdo të lajthitur që ushqen antiamerikanizëm në emër të PD ose edhe më keq, në shërbim të interesit personal! Nuk mund e nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë! Amerikanizmit është ideali jonë dhe po ashtu motivi për nderuar sakrificën e të parëve tanë!

Komento

Komente

  • bujar memaj: 16/01/2022 22:46

    ky artikull po thote nje te vertete me nje genjeshter te madhe....sepse nuk ka antiamerikanizem ne Shqiperi...aq me teper nga e djathta por tentakulat e te majtes me Sorosin ne ShBA po abuzojne....kjo e verttete te thuhet...me ze te larte

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 15/01/2022 19:04

    Alban-o! Si kështu, mor burrë i dheut! Si ua ndalove fare atyre që s'janë si ti që të jenë proamerikanë? Zbutu pak, mor burrë i dherit!

    Përgjigju
  • Albania: 15/01/2022 10:35

    Gjeni nje tjeter alibi sepse komunizmi qe shpalosni nuk egziston ne shqiperi,nuk vrau ne 90 por socializmi i sotem eshte sistemi qe perfshin masat dhe e djathta perfshin pakicen kapitaliste. Nuk egziston nje lufte klasash alla xhaxhi,por nje ide sociale ku seicili kerkon te prevarikoje. Kjo eshte diferenca,ne kemi kapitalizem gangsteresh dhe kurre sduhet te vije ne pushtet pa u kthyer ne kapitalizem prodhues,me tregeti dhe industri. E djathta ngeli primitive ke lufta klasave kur vete klasat nuk egzistojne me kohe

    Përgjigju
  • arca: 15/01/2022 10:19

    Bravo.Kjo eshte tamam analize dhe realiteti.

    Përgjigju
  • Debatikasi: 15/01/2022 10:11

    Alban,duhet te dish se shoqeria evulon,njerezit ndryshojne ashtu si edhe sistemet shoqerore pesojne modifikime. Madje ju duhet te jeni te lumturuar qe edhe femijet e ish komunisteve kane braktisur idete e prinderve e jane bashkuar me ju. Hiqni dore nga "lufta e klasave".

    Përgjigju
  • lolita: 15/01/2022 09:45

    Paradoksi qendron se ndersa nacionalistet duhet te ishin ne frontin e pare te luftes ne LANC nuk kishte nacionalist, dhe mbas Clirimit kishte bejlere ndersa aristrokratet e kishin braktisur vendin pasi e kishin vjedhur dhe dorezuar pushtuesit. Dhe fundja fundit nacionalistet, te djathtet, e aristokratet e vertete nuk duhet te kene si synim te hipin ne anijet e te tjereve por ne ato te tyret...

    Përgjigju
    • Andrea: 15/01/2022 11:11

      plotësisht e drejtë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?