TIRANË- Pas një muaji sakrificash dhe agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Fitër Bajramin.
Ndryshe nga viti i kaluar, ku falja e mëngjesit u krye vetëm nëpër xhami për shkak të kushteve të COVID-19, këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve. Në Tiranë, ky ritual do të kryhet në sheshin 'Skënderbej', siç ka ndodhur prej vitesh.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka publikyar ditën e sotme programin i cili nis në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.
Programi i Fitër Bajramit
Data: 13.05.2021
Dita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli
Ato qe shkojne aty jane TURQ dhe jo shqiptar
PërgjigjuPo ku je o Enver Burri,Patrioti Shqiptar..,Shtetndërtuesi i Kombit e Gjuhës Shqipe!
PërgjigjuFeja e Shqiptarit,asht Shqiptaria!..Fol,shkruaj,kando në gjuhën e Amës(mëmës)...!..Duhet Liturgji në Gjuhën e Motçme e të bekuar Shqipe...,si në Kisha e në Xhamia...!!!
PërgjigjuVazhdon kjo idiotesi akoma?! Mjaft na e shpifet dhe futuni neper xhamira. Donit xhami te madhe dhe tani e keni. Secili ne shtepi te vet dhe ambjentet e perbashketa jane per te gjithe. Se pastaj ju bezdis dhe prania e Gjergj Kastriotit juve te rruges se kavajes :(
Përgjigju