Sociale

Komuniteti rom në Kukës i harruar për fushatë, qytetarët: Askush nuk vjen te ne, jetojmë si qeni (VIDEO)

7 Prill 2021, 21:24| Përditesimi: 7 Prill 2021, 21:36

  • Share

Në periferi të qytetit të Kukësit jetojnë me dhjetëra familje të komunitetit rom, ardhur nga qytete të ndryshme. Fushata ka nisur derë më derë, e shumë parti kanë përfshirë në programe elektorale, por askush nuk ka trokitur tek ky komunitet.

“Asnjë njeri nuk vjen tek ne, ne vdesim këtu për bukë, po prit se një gjak jemi. Jemi pa lekë fare. Asnjë s’na ka ardhur qafsha kalamajt. Deri tani asnjë s’na ka ardhur”, shprehen qytetarët.

Ata janë votues në Kukës, por nuk i njohin kandidatët për deputetë dhe thonë se problemet e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje nga asnjë qeveri.

“As na ka pyetur, nuk mori masa kërrkuni për racën tonë. Kujt t’ia jap votën Ramës, kurrë. Lulzim Bashës do ja jap të dalë ku të dalë.  Të na japë shtëpi, të futen cunat të punojnë, më shumë të palarë fëmijët se të larë. Si qeni jetojmë. Shkojmë lypin  hamë bukë. Kur s’mendon qeveria për ne më mirë të vdesim”, shprehet një tjetër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?