Kronikë

Komuniteti rom në Sarandë në protestë: Bashkia ka lekë të zbukurojë qytetin, po për ne jo

19 Dhjetor 2019, 09:26| Përditesimi: 19 Dhjetor 2019, 09:49

  • Share

SARANDË- Komuniteti rom ne Cuke të Sarandës ka dalë në protestë që në orën 08:00 të mëngjesit, ku kërkojnë që të strehohen ne çadra pasi banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata refuzojnë të kthehen në banesat e tyre tek ish-kinoteatri në Cukë pasi ato janë të dëmtuara në strukturë dhe ka filluar të bien copat e para të suvasë. Gazetari i Report Tv, Limos Didani raporton se protesta e tyre pranë institucionit të bashkisë vjen pas thirrjeve të herë pas hershme për banesa sociale.

"Po për pema ka bashkia që i zbukuron, unë vajta kërkova një pako ushqimore që të hanë fëmijët, na thonë nuk kemi. Saranda  zbukurohet, neve s'na zbukuron njeri. Do na zërë shtëpia poshtë", tha një banore. 

Ata kërkojnë të akomodohen edhe në çadra vetëm të mos rikthen më në banesat aktuale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 19/12/2019 09:57

    Ç farë taksa paguajne efgjitet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?