‘Komunizëm shqiptar me televizion italian’, studiuesi: Nga Jugu në Veri, ‘Rai’ një dritare për të njohur Perëndimin!

1 Gusht 2020, 15:37| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 15:54

  • Share

Lufta mediatike për të kontrolluar territorin shqiptar nga regjimi komunist, Perëndimi edhe Lindja dëshmohet përmes materialeve arkivore edhe rrëfimeve personale në studimin e ri të Ylli Polovinës, “Komunizëm shqiptar me televizion italian” .

 “Ky libër që ka trajtuar këtë fenomen, këtë dukuri, zhvillohet përmes meje me episode dhe të dhëna. Përfshihet lufta midis tv italian edhe atij jugosllav, për të marrë Shqipërinë. Ka struktura të tëra sesi ngrihet një drejtori e  posaçme zbulimi që përmes “Rait” mbledh ët dhëna ushtarake”, shprehet studiuesi Ylli Polovina.

Autori përmes rrëfimeve dhe fakteve historike ndalet tek shqiptarët që arritën të mposhtin ideologjinë e kohës, duke bashkëjetuar me kulturën perëndimore,

 “Në ato rrethana u krijua një periudhë e tërë, për tre dekada, ku shqiptari ishte i dyzuar, mbronte lirinë e vetes, ecte në të njëjtin hap me zhvillimin kulturor të perëndimit, edhe njëkohësisht bënte një lloj kompromisi me regjimin që e dinte që do të ikte. Festivali XI ishte një model i tyre, prandaj u godit. Nuk është se kopjonin, por hyri në kulturën e tyre, ishte një model kulture”, thotë Polovina.

Kjo periudhë përkon me shtimin e aparateve televizivë gjatë regjimit komunist në vendin tonë. Përmes valëve nga Jugu në Veri “Rai” ishte një dritare për t’u njohur me vendet perëndimore, që do të ushqente për disa dekada mendjen dhe shpirtin e shoqërisë shqiptare, por edhe të vet udhëheqësve

“Enver Hoxha kur shkonte në Pogradec i vinte pajisja, në Vlorë po ashtu. Por duke ndjek televizionin italian fronti nuk bënte zhurmë se e ndiqnin të gjithë, ndërsa kur një njeri përcaktohej për t’u goditur, sidomos për arsye politike, i shtohej dhe kjo shkelje. Rast të pastër që të jetë burgosur vetëm se shihte RAI-n nuk di”, përfundon Polovina.

Studiuesi Ylli Polovina ka botuar disa botime me tema historike, si “Amerika Mehmet Shehu edhe Ramiz Alia”, “Komunizmi siç e pashë”, “Krisma në parlament” dhe ka botuar në greqisht dhe italisht.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/08/2020 23:00

    Babai im jetonte e punonte ne JL te vendit dhe aty mund te shikonim Jugosllavine.Me kujtohet qe babi mbeshtillte nje steke te gjate druri gati 6 ft,me leter alumini dhe me nje tel e lidhte me TV,steken e mbante mbi bufe dhe keshtu nuk dallohej nga syte e padeshirueshem te spiuneve te mundshem.Ne kete menyre me kete antene rudimentale mundnim te kishim kontakt me boten jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?