Kultura

Komunizmi i zëvendësoi me punëtorin e Enverin, sot personalitetet në pullat postare, Sinani: Kadare në pullat e 3 shteteve

29 Shtator 2022, 16:52| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 17:17

  • Share

Odhise Paskali ka përbri portretin që i ka gdhendur heroit Gjergj Kastriotit, ndërsa Erion Kaceli e skicon gjuhëtarin Mahir Domi tek endet në mendime… Mes librave jetësohet Shaban Demiraj, në pullën e realizuar nga Artion Baboçi, midis 9 portreteve të akademikëve shqiptarë….

Ekspozimin e pullave postare me portretet e akademikëve, posta e bën në kuadër të 110 vjetorit të Postës, prej kur qeveria e Ismail Qemalit e ngriti fill një javë pas Pavarësisë, në formën e ministrisë së Post Telegrafës me në krye Lef Nosin.

“Është nder për ne të këmi në pullat tona personalitete të kombit, jo vetëm akademikë por edhe të fushave të tjera përfshirë edhe mjekët”, thotë administratorja e Postës Shqiptare, Anisa Kaltanji.

 

9 pullat që mbledhin në Akademinë e Shkencave krahas përfaqësuesve të Postës Shqiptare edhe pasardhës të studiuesve institucioni më i lartë i shkencës, siç thonë, i ekspozon edhe në kuadër të 50-vjetorit të  themelimit të saj, por edhe të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë.

Historiku i pullës me simbole shqiptare është më i kahershëm se pulla e parë e realizuar në vend 6 muaj pas Pavarësisë.

“Një pullë poste ekziston përpara vitit 1913, është shqiptaro-amerikane. Mirëpo pavarësisht se nuk është pullë e shtetit shqiptar, rëndësi ka që hapat e parë të Shqipërisë së Pavarur janë hedhur duke u identifikuar me anë të pullës”, thotë akademiku Shaban Sinani.

Ndryshe ndodhi gjatë diktaturës, ku në pulla krahas figurës së Enver Hoxhës, në vendoseshin kryesisht simbole e portrete që nxisnin punën e propagandën komuniste.

“Për një periudhë shumë të gjatë, për arsye që mund të merren me mend kanë munguar figurat e personaliteteve, përgjithësisht zëvendësoheshin me figura simbol me punëtorin, naftëtarin, pionerin etj. Ndërsa portreti i njeriut personalitet që ka lënë gjurmë në historinë e popullit të vet ishte i shprehur në figurat politike të vendit”, shprehet më tej Sinanaj.

Në rrethanat e posdiktaturës, akademiku Sinani e konsideron risi pasurimin e repertorit të pullave që emetohen në Shqipëri me figura të përsonaliteteve vendase.

“Është fakt se popullit shqiptar nuk i kanë munguar ndonjëherë figurat dhe duket dhe në këtë rast që patë sot, ku Akademia e Shkencave ka 9 peraonalitete të shprehura përmes pullës. Po të shtonim dhe figurat që janë në pullat e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut do të ishin ndoshta edhe dy herë kaq, përshembull Kadare është në trija shtetet e përmendura, Agolli po ashtu”, thotë Sinani.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?