Ibrahima Konate

Sport

Konate refuzon rinovimin me Liverpoolin

24 Qershor, 14:52| Përditesimi: 24 Qershor, 14:56

  • Share

Ibrahima Konate ka refuzuar ofertën e parë të rinovimit të kontratës me Liverpoolin, duke ngritur shqetësime serioze brenda klubit anglez për një tjetër largim të bujshëm, pas atij të Trent Alexander-Arnold drejt Real Madridit këtë verë.

Sipas raportimeve të ‘The Guardian’, mbrojtësi francez nuk ka qenë i kënaqur me anën financiare të kontratës së re, veçanërisht me pagën bazë të ofruar nga klubi. Refuzimi i Konate ka sjellë bllokim të negociatave dhe ka rritur frikën se Liverpooli mund të përsërisë skenarin e largimit të një tjetër lojtari kyç.

Kontrata aktuale e Konate skadon në qershor 2026, por duke hyrë në dy vitet e fundit të marrëveshjes, situata e tij është kthyer në një prioritet për drejtuesit e klubit. Megjithatë, gjatë sezonit të kaluar, fokusi i klubit ishte tek rinovimi i kontratave të Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, të cilët tashmë kanë nënshkruar marrëveshje të reja, ndërsa çështja e Konate u shty për më vonë.

Nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje gjatë kësaj vere, Liverpooli do të përballet me një situatë të ndërlikuar, ku do të duhet të zgjedhë mes rrezikut për ta shitur sa më parë për një shumë të konsiderushme, ose në verën që vjen ai do largohet falas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?