Në dosjen e SPAK zbulohet se anëtarët e e komisionit të dhënies së koncesionit propozuan dhe përgatitën pr/vendimin për ta dërguar në Këshillin e Ministrave të dhënies së bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë Integrated Energy BV” pa hartuar një raport përmbledhës.
Në lidhje me propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, të përbërë nga shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me shtetasit Lefter Koka në cilësinë e Ministrit të Mjedisit, Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit dhe shtetasi Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.125/2103 “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, e ndryshuar.
Anëtarët e komisionit kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Zyrtarët e mësipërm të Ministrisë së Mjedisit kanë qënë personat përgjegjës që kanë përgatitur dhe dërguar më pas projektvendimin në Këshillin e Ministrave, për dhënien e bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.
Lajmi kryesor:
Firmosen 15 urdhërarreste për 'Inceneratorin e Tiranës'! Ekzekutohen 6 'arreste në burg', 6 ‘arrest shtëpie’, 3 në kërkim! Klodian Zoto e Mirel Mërtiri përfituan 409 mln lekë me fatura false
S.G//ReportTv.al