Në prag të ndërrimit të viteve, koncert festiv në sheshin 'Liria' në Durrës

30 Dhjetor 2023, 09:38| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 10:34

  • Share

Mbrëmja e së premtes ka mbledhur qytetarët e Durrësit në sheshin “Liria” për të disatën herë brenda ditëve të fundit, ku u mbajt një koncert festiv.

Një sër këngëtarësh të muzikës së lehtë kënduan këngë nga repertori i kësaj muzike ndërkohë që qytetarët kërcenin dhe festonin në sheshin e zbukuruar të qendrës së qytetit.

Koncerti gjithashtu u përshëndet edhe nga disa grupe fëmijësh ku njëri prej tyre përbëhej nga moshat 5-7 vjeçare të cilët kërcyen të veshur me kostume popullore. Grupi tjetër ishte grupi i baletit me moshat nga 5 deri në 10 vjeç.

Koncertet e ngjashme të organizuara nga Bashkia Durrës, kanë qenë të shpeshta gjatë periudhës së festave dhe si kurrë më parë kur nuk ka pasur organizime të ngjashme, ndërkohë që kanë arritur të tërheqin dhe të vizitorëve të huaj dhe vendas.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?