Lezhe- Këngëtari popullor dibran, "Mjeshter i Madh" Shaban Mziu i shoqëruar nga ansambli "Aziz Ndreu" mbajtën koncert në pallatin e kultures "Ded Ndue Lazri” në qytetin e Lezhës.
Vlerat e folklorit dibran por jo vetëm u shpalosen me mjeshteri nga artistet.
Lezha dhe Dibra kanë një binom të shkëlqyer në të gjitha fushta dhe ky event i përmbushi pritshmeritë e artistëve.
Ky aktivitet kulturor u përshëndet dhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Koncerti recitar i mjeshtrit të madh të kënges dibrane Shaban Mziu zgjati për rreth 2 orë, duke mbajtur të mbërthyer publikun lezhjan dhe dibran të cilët e ndoqen me mjaft vemendje.