Orkestra Simfonike që performoi në Durrës

Koncert klasik në Durrës, luhen simfonitë botërore Mozart dhe Bet’hoven, interpreton orkestra e Forcave të Armatosura

7 Tetor 2023, 16:45| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 16:57

  • Share

Dy nga simfonitë më të njohura të gjigandëve të muzikës botërore, Mozart dhe Bet’hoven u luajtën mbrëmjen e së premtes në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.

Orkestra simfonike e Forcave të Armatosura interpretoi me profesionalizëm simfoninë 40 të Mozartit dhe simfoninë e 5-të të Bet’hovenit duke dhuruar për të pranishmit emocione dhe performancë të lartë artistike.

Dy dirigjentët e orkestrës Harlen Nikolli dhe Laert Qazimi treguan më shumë detaje për vitin e parë të jetës së këtij formacioni artistik.

“Me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura e hapëm në Durrës sezonin artistik”.

“Orkestra është krijuar para një viti me instrumentistë të rinj. Pra, praktikisht të gjithë janë të rinj nën moshën 27 vjeç”, thanë ata.

Koncerti klasik u mirëprit nga publiku durrsak që duartrokiti perfomancën e 45 instrumentistëve të rinj. Pas Tiranës, Korçës, Shkodrës dhe Durrësit, orkestra simfonike e FA-së pritet të udhëtojë për të dhënë koncerte dhe në qytete të tjera të vendit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?