Tingujt instrumental dhe muzika klasike e kompozitorëve më të njohur erdhën në edicionin e katërt të koncertit “100 vjet muzikë Kult”.
Koncerti u organizua në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, nën drejtimin e dirigjentit Eno Koco.
“Vërtet Korça ka një traditë të mrekullueshme. Është muzikë klasike. Është kjo që përfaqëson dhe mund ta luash në tërë botën sepse është muzikë e pëlqyeshme, intelektuale e një niveli elitar. Këtë rradhë nuk kemi patur këngëtarë, në të kaluarën kemi patur dhe këngëtarë. Këtë rradhë kemi instrumentistë, kemi një violiniste shumë të mirë korçare Stela Bello”.- tha Eno Koco.
Koncerti “100 vjet muzikë Kult”, përmbushi edhe në këtë edicion qëllimin e tij në promovimin e muzikës së vjetër klasike që u duartrokit nga publiku artdashës.