Kultura

Koncert Memorial me rastin e 52-vjetorit të Revoltës së Spaçit! Gonzato: BE mbështet përpjekjet e Shqipërisë në përballjen me të kaluarën

22 Maj, 17:15| Përditesimi: 22 Maj, 17:26

  • Share

Me thirrjet “Poshtë komunizmi”, “E duam Shqipërinë në Europën e lirë”, në 21 maj të vitit 1973 të burgosurit iu kundërvunë policëve që po torturonin shokun e tyre Pal Zefi dhe morën nën kontroll kampin. Revolta e tyre zgjati 3 ditë me radhë, por në fund ajo u shtyp me terror dhe në shenjë hakmarrje pushteti ekzekutoi 4 djem të rinj, Pal Zefin, Dervish Bejkon, Skënder Dajën dhe Hajri Pashajn.

Për të përkujtuar këtë ngjarje u mbajt koncerti “Tingujt e kujtesës”, mbrëmjen e 21 majit në Spaç të Mirditës, në ish-burgun famëkeq. I pranishëm në event ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato tha "Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht përpjekjet për t'u përballur me të kaluarën, sepse drejtësia, demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut janë të gjitha pjesë e procesit të anëtarësimit".

Programi i koncertit,  organizuar nga fondacioni “Kujto” me mbështetjen e ICMP-së (Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) dhe “Konrad Adenauer”, solli jehonën e këngëve dhe poezive të artistëve që kanë vuajtur në burgjet e diktaturës, si: Zef Lekaj, Gac Çuni, Havzi Nela, Visar Zhiti, etj.

Nëpërmjet “Tingujve të Kujtesës” një koncert i nisur si homazh për këtë revoltë u përkujtuan të mërkurën në Spaç katër martirët, poetët e artistë të burgosur dhe mijëra viktimat e regjimit komunist.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • QYTETARI I SHQIPËRISË: 22/05/2025 19:40

    Z Ambasador atdheu ynë nuk ka patur vetëm burgje,por dhe dëshmorë të luftës dhe punës.Zambasador mos i fryni kaq shumë këtyre se kan kaluar 33 vjet dhe Svqipëria po rënohet,jemi një shtet që nuk kemi industri,bujqësi primitive,shkolla pa nivel, eyj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?