Koncert në Durrës, Teatri i Operas dhe Baletit të Stambollit sjell pjesët më të mira të muzikës klasike

14 Shtator, 14:00| Përditesimi: 14 Shtator, 15:38

  • Share

Pjesët më të mira të kompozitorëve turq Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin u interpretuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit.

Ishte koncerti “Perlat e Muzikës Turke” që solli për publikun durrsak melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe duke shpalosur karakterin universal të muzikës turke.

Violinisti Murat Anil Erginol, një nga interpretuesit, tha se i gjithë programi përfshin muzikë turke dhe se ndihet shumë i lumtur që ndodhet në Shqipëri.

“I gjithë programi përfshin muzikë të dy kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri. Tenori i mirënjohur, Zafer Erdas, do të performojë disa këngë, ndërsa unë dhe kolegët e mi do të luajmë disa pjesë nga kuartetet e kompozitorëve. Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju", u shpreh violinisti, Murat Anil Erginol.

Koncerti “Perlat e Muzikës Turke” u mbajt në kuadër të Javës Kulturore Turke pjesë e javëve kulturore ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur që në ditën e dytë të Javës së Kulturës Turke,  jam mes qytetarëve të Durrësit. Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë. Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore. Siç keni parë në broshurat pranë jush, koncerti titullohet 'Perlat e muzikës turke'., ku kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq", u shpreh Ambasadori Turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

Hyrja ishte e lirë, duke u dhënë mundësinë artdashësve të përjetonin magjinë dhe emocionet e veçanta që sjell muzika turke.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?