SHBA- Në një kohë kur është thuajse e pamundur të ketë grumbullime njerëzish për shkak të situatës së COVID-19, një grup roku “The Flaming Lips”, në Oklahoma në SHBA ka mbajtur një koncert unik ku të ftuarit e kanë ndjekur atë brenda flluskave plastike individuale.
Një ndër pjesëtarët e grupit tha “Është absurde, por jemi i vetmi grup muzikor që e praktikojmë këtë mënyrë për të zhvilluar një koncert".
Çdo flluskë mban oksigjen të mjaftueshëm për 3 persona për rreth 1 ore e 10 minutave.
Nëse secili prej personave të ndodhur brenda në flluskë dëshiron të largohet ka të drejtën të përdori shenjat identifikuese përmes së cilave bëhet e mundur një gjë e tillë, me ndihëm e stafit t ndodhur në ambientet e mbajtjes së koncertit.
Oklahoma ka raportuar 374,853 raste infektimesh me COVID-19 dhe 3,293 vdekje. Shteti aktualisht po siguron vaksina për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët mbi 65 vjeç.