Koncert në Tiranë, këngëtari amerikan elektrizon skenën! Jason Derulo mbush me të rinj stadiumin 'Selman Stërmasi'

10 Gusht, 16:09| Përditesimi: 10 Gusht, 16:15

  • Share

Mbrëmja e të premtes në kryeqytet u shndërrua në një magji feste. Koncerti i këngëtarit amerikan Jason Derulo në stadiumin “Selman Stërmasi” jo vetëm që mbushi skenën, por adhuruesit e muzikës së artistit bën xhiron në rrjetet sociale nga performimet e tij.

Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, Jason Derulo performoi live për të rinj kryeqytetas, por jo vetëm. Performancat e artistit ndërkombëtar amerikan, njihen tashmë mbarë botën për energjinë e lartë, kërcimet mbreslënëse në skenë dhe vokalin e fuqishëm, siç në fakt e tregojnë edhe këto pamje.

Artisti solli për publikun shqiptar hite nga më të vjetrat që i përkasin viteve 2009, deri tek ata të publikuara  këtë vit. 

Derulo 35 vjeç, është i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, etj. Për këngëtarin Jason nuk është hera e parë në Shqipëri, ndaj ai ka lënë edhe përshtypjet e tij në lidhje me vendin tonë, ku më herët u shpreh se përveçse i pëlqejnë njerëzit, dobësia për të këtu është ushqimi i mirë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?