Koncert recital, nesër tek Amfiteatri i Tiranës, në “Ti Tironë dashni e madhe” 6 këngëtarë dhe 10 orkestrantë

9 Tetor 2018, 18:21| Përditesimi: 9 Tetor 2018, 18:30

  • Share

“Ti Tironë dashni e madhe” është koncerti recital, që ka bërë bashkë artistët më në zë të këngës tiranse. Ata kanë nisur provat në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë. Sinan Hoxha, Valbona Mema, Altin Shira, Pajtim Struga, por jo vetëm janë disa nga artistët që nën tingujt e pianos së Ekland Hasës do të sjellin në kohë këngët më të mira të Shqipërisë së Mesme.

Mendoj  se është një nga eventet më të rëndësishëm që mund të ekzistojë. Ritheksoj se është pjesë e një serie eventesh, si koncerti me muzikë tropojane, shkodrane dhe pason me koncertin me koncertin e këngës tradicionale tiranase. Është një koncert që vjen krejtësisht live.

Ekland Hasa, artist

Por a do të jenë këto këngë në versionin që ne njohim, apo do të vijnë të riorkestruara?

Repertori është një lloj surprize. Kënga “Qan lulja për lulen”, është riparë në një tjetër prizëm nga pikëpamja orkestrale. Unë jam këtu se dëshiroj që të mishërohet një element tjetër në këngën tiranase. Kështu që janë disa zhanre muzikore të kontaminuara, përsa i përket pikëpamjes së orkestracionit të zhanreve të tjera fanky, pop, por pa prishur në mënyrë më absolute skeletin harmonik apo strukturën e këngës tiranase.

Hasa premton një koncert vetëm live

Është një kënaqësi shumë e madhe, më duket si një skuadër futbolli që niset për të fituar ndeshjen. Natyrisht që ndeshja mund të fitohet, barazohet, por edhe mund të humbet. Unë shpresoj që mos ta humbasim, aq më pak se  këndohet live.

Artistët

Ne do të bëjmë një dasmë të vërtetë tironëse me të gjithë yjet e këngës tironse.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?