Sociale

Koncerti i Bujar Qamilit spostohet në sheshin para bashkisë, stadiumi në dispozicion të Vllaznisë

18 Qershor, 16:57| Përditesimi: 18 Qershor, 18:08

  • Share

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar sërisht lidhur me debatet mbi organizimin e koncertit të këngëtarit Bujar Qamili, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci theksoi se artisti i njohur shkodran meriton krijimin e një mundësie për të bërë një koncert të veçantë, por duke mos penguar as ndeshjet e ekipit të Vllazënisë, koncerti i Bujar Qamilit spostohet në sheshin para bashkisë.

Kryebashkiaku i uroi suksese për ekipin e Vllaznisë në aventurën europiane dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë mbrëmje artistike që, sipas tij, do të jetë një kujtim i paharrueshëm.

Reagimi i plotë:

'Këto ditë jemi të gjithë dëshmitarë të një debati artificial, e qartazi të nxitur nga interesa personale, lidhur me përdorimin e stadiumit "Loro Boriçi" në realizimin e koncertin e Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili. Me stafin e bashkisë kemi bashkëpunuar me shumë dëshirë pêr të krijuar mundésinë e një koncerti të vecantë, për një nga artistët më të rëndësishëm të këngës popullore shkodrane, dhuratë për gjithë artdashësit. Sigurisht duke pasur parasysh funksionin kryesor sportiv të stadiumit, organizimi i koncertit është menduar në mënyrë të tillë që të mos cënojë në asnjë mënyrë fushën, si dhe stadiumi të jetë në gjendje optimale për ndeshjet ndêrkombëtare të Vllaznisë. Njëkohësisht, kuptoj se një valë informacionesh të pavërteta rreth dëmit që mund t’i sjellë stadiumit organizimi i koncertit, ka shqetësuar jo pak tifozë të Vllaznisë.

Njerëzit shpesh e kanë të thjeshtë të përfshihen nga tymnaja që kërkon ta cojë vëmendjen në frikëra të panevojshme, kur s’ka mundësinë të përballet me ato reale.  Koha është gjithmonë e duhura për të treguar cfarë është realisht problem e cilët janë qëllimet që nxisin palët në këto qëndrime kundërshtuese. Por, si drejtues  i Bashkisë Shkodër,  nuk kam asnjë dëshirë që, edhe në mënyré të paqëllimshme, organizimet e institucionit që ju më keni dhënë privilegjin të drejtoj, të shfrytëzohen për të krijuar ndasi apo përballje artificiale. 

Me tagrin që më jep detyra, por mbi të gjitha me dëshirën e fortë që festa e dikujt të mos krijojë shqetësime te askush tjetër, dua t’ju njoftoj se ne do ta zhvendosim koncertin, në oborrin e përbashkët të të gjithë qytetarëve shkodranë, para Bashkisë Shkodër. Duke i uruar suksese Vllaznisë në aventurën europiane, ju ftoj të gjithëve të jemi pjesë e koncertit madhështor të këngëtarit Bujar Qamili,  në mbrëmjen e  21 qershorit. Le të shërbejë ky koncert edhe si ogur i mirë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë  simbol i qytetit tonë', shkruan ai. 

Ndërkohë, edhe në një reagim të bërë ditën e djeshme, kryebashkiaku Beci deklaroi se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në stadiumin “Loro Boriçi” dhe se Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili ishte planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin "Loro Boriçi" me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për impiantin ku zhvillohen vetëm aktivitete sportive, gjë që mund të sjellë moslicensimin e tij nga UEFA për ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 18/06/2025 17:40

    shyqyr qe i dhate drejtim kesaj pune....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?