Bota

Koncerti i Coldplay mund t’i shkatërrojë martesën, kamera kap mat CEO-n amerikan të përqafuar me kolegen e tij (VIDEO)

17 Korrik, 19:46| Përditesimi: 17 Korrik, 21:25

  • Share

Gjatë koncertit të Coldplay në Boston, publiku u bë dëshmitar i një momenti që nuk ishte në program. Kamera e transmetimit live fokusoi Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, në një moment tepër romantik me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.

Në pamje të parë, thjesht një çast romantik, por problemi ishte se Byron është i martuar dhe ka fëmijë, të cilët, sipas raportimeve të mediave, ndodheshin në shtëpi atë natë.

Skena u shfaq në ekranin gjigant të koncertit dhe nuk i shpëtoi as syrit të Chris Martin, këngëtarit të Coldplay, i cili komentoi me ironi:

“Shikoni këta të dy… Ose janë në një lidhje, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”

Reagimet flisnin vetë: Byron u përpoq të fshihej i turpëruar, ndërsa Cabot u largua menjëherë nga kamera. Videoja tashmë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?